Ta pranosh për çfarë është, kjo çliron tencionin
Si ngjan shkëputja?
- Ta trajtosh partnerin si një i/e huaj i mirë do bënte
- Duke pushuar së dhëni këshilla apo duke u munduar ta ndryshoni atë
- Shmangja e gjërave të vogla
- Duke mos komentuar sjelljet e tij apo saj
- Duke i lënë të marrin vendimet e veta
Duke bërë këto sjellje inkurajoni vullnetin e mirë. Duke përmendur fjalët si "të lutem" dhe "faleminderi#, kjo një atmosferë normale për gjithë familjen. Fëmijët dinë se si të jenë të respektueshëm ndërsa jeni të lënduar.
Shkëputja do të thotë të qenit të kulturuar
Të qenit të kulturuar do të thotë të shmangësh argumentet e vjetëra. Shtëpia bëhet më pak stresante. Ndërsa filloni të bëni këto ndryshime pozitive, kuptoni se keni fuqinë për t'i dhënë fund luftës - apo të paktën për të mos marrë pjesë në të.
Dobitë e shkëputjes
- Keni më shumë energji për t'u kujdesur për veten dhe fëmijët
- Mos ndërhyrja ju ndihmon të jeni të qetë
- Ka më pak argumete sepse nuk po mundoheni të ndryshoni partnerin
- Pushoni së prituri nga partneri që të përmbushë nevojat tuaja
- Të hequrit dorë nga gjërat që s'funksionojnë i mban pritshmëritë realiste
Gjeni mënyra të reja për t'u lidhur
Është e rëndësishme gjetja e mënyrave të tjera për t'u lidhur. Kur çiftet janë të lumtur, ritualet familjare shkojnë fjollë. Bëni disa përpjekje për të ndërvepruar së bashku, si p.sh. ngrënja e mëngjesit bashkë.
Mund të zgjidhni të qëndroni e të jeni të trishtuar ose të gjeni një mënyrë për të qenë mirë. Kjo është fuqia që keni, e cila mund të hapë derën drejt shërimit. Nëse jo, të paktën nuk keni duke jetuar në një marrëdhënje lufte.
Mënyra natyrale për t'u lidhur në një marrëdhënje të palumtur
- Përpiquni të shijoni aktivitetet e fëmijëve
- Konsumoni disa vakte bashkë
- Flisni për tema neutrale, si siguria etj
- Bëjini bisedat e përditshme të këndshme dhe të lehta
Vazhdoni jetën tuaj pavarësisht martesës
Pjesë e përshtatjes me një martesë të palumtur është ripërcaktimi i jetës. Duke u fokusuar tek problemi, problemi rritet, por kur fokusohemi tek zgjidhja, atëherë niveli i ankthit dhe zymtësisë ulet. Filloni të shpresoni sërish.
Në vend që të prisni partnerin të përmbushë nevojat tuaja, gjeni alternativa. Duke marrë mjaftueshëm suport nga një aspekt tjetër i rritjes së lirisë. Bashkojuni një grupi apo rrethi social. Duke u ndjerë më të ludhur, ju bën të ndiheni më pak të vetmuar.
Kur jeni vetë të lumtur, kjo ju shëron nga një martesë e palumtur
Hapi i rradhës është duke filluar për t'u kujdesur më shumë për veten. Bëni palestër ose filloni të dilni me miqtë. Tregoni interes të sinqertë për mënyrën se si ia kaloi ditën e partneri. Fëmijët do jenë më të lumtur, dhe ju do jeni më pak të stresuar. Në këto rrethana mund të ndodhë që edhe partneri juaj të bëhet më miqësorë.
Pushoni së luftuari për çfarë nuk mund të ndryshoni dhe mësoni të fokusoheni mbi atë që mundeni. Në terma afatgjatë, edhe nëse martesa dështon, krijimi i një lidhjeje të lumtur do të thotë se fitojnë të gjithë. Kthehu mbrapsht <<<<<<< /Oculus News