Ka dhe do ketë njerëz që hynë në jetën tonë për arsye të ndryshme. Disa bëhen miq, të dashur apo partnerë, të tjerë na ndihmojnë të kapërcejmë pengesat. Më pas ekzistojnë të tjerë që na nxisin të pyesim veten "Përse është duke u testuar durimi im?" Ekzistojnë një sërë njerëzish, por këto katër personalitete njerëzish duhet të shmangen, pasi karakteristikat e tyre janë të mërzitshme, të ekzagjeruara, pesimiste dhe helmuese.
1. PërdoruesiKy personalitet është egoist si natyrë. Janë mjeshtër të manipulimeve për të përdorur mashtrimit me qëllim që të marrin çfarë duan, pa marrë parasyshë ndjenjat e të tjerëve. Përdoruesit zakonisht e racionalizojnë sjelljen e tyre në mënyrë që të bëhet më e besueshme e të marrë kuptim. Ata gjithashtu luajnë rolin e viktimës në interes të tyre. Ne si qenie njerëzore mjegullohemi shpesh nga emocionet. Përdoruesi merret zakonisht me njerëzit e mirë dhe të ndjeshëm. Sapo marrin çfarë duan e lënë personin të mbledhë copëzat e mashtrimit. Përdoruesit janë njëjtë si ciklonët të cilët ecin në jetën tonë me një fuqi tmerrësisht shkatërruese. Marrin, tentojnë të intimidojnë dhe kërcënojnë. Nëse jeni një person i tillë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të jeni kategorik, përpiquni të mos përfshiheni në dramën e tyre, dhe vendosni kufij. Përdoruesve nuk u pëlqen fjala "jo". Gjuajnë ata njerëz që e dinë se do kenë favore prej tyre.
Njeriu i suksesshëm nuk i përdor të tjerët, të tjerët e përdorin atë, për të gjitha sukseset dhe shërbimet." Mark Caine.
2. Thashethemexhiu
Njerëzit që ndjehen të pasigurtë për veten e tyre përhapin zhurmë dhe thashetheme për të tjerët. Kjo i bën të ndihen më mirë. Thashethemexhiu është një kërcënim helmues për çdo grup shoqërie. Ushqehen mbi fatkeqësitë dhe gabimet e të tjerëve, ku herë pas here e ekzagjerojnë të vërtetën. Përdorin të gjitha mjetet për të tërhequr vëmendjen. Këta njerëz sajojnë histori nga mërzia për vëmendje dhe për të kontrolluar, për xhelozi, hakmarrje dhe popullaritet. E vetmja gjë që mund të bëni është të përfshiheni paksa në historinë e tyre. Mos bëni pyetje. Ndërpriteni në çastin që nis të flasë për dikë tjetër. Thashethemexhiu lëndon tre njerëz me fjalën e tij, veten, personin që dëgjon dhe personin që ka marrë në gojë. Nëse nuk e ndërprisni historinë e tij, herën tjetër mund të jeni në axhendën e tij apo asaj.
"Mendjet e forta diskutojnë për ide, mendjet mesatare diskutojnë për ngjarje, mendjet e dobëta diskutojnë për njerëzit," Sokrati.
3. Fajësuesi
E njihni mirë këtë. Çdokush ka një të tillë përeth. Ky është personi që ka personalitetin e viktimizimit. Marrin shumë pak përgjegjësi për çfarëdo që bëjnë. Ia vendosin gishtin gjithkujt dhe gjithçkaje rreth e rrotull tyre. Fajësojnë mungesën e kontrollit për veten dhe kanë vetë-besim të ulët. Ky personalitet do bëjë çdogjë të jetë e mundur për të devijuar fajin nga vetja e tij/saj. Nëse jeni ky tip personi, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shtyjni bisedën, të angazhoheni në të duke vënë në pikpyetje gjithçka, dhe të riafirmoni se duhet të jetë vërtetë llogaridhënja. Nuk jeni përgjegjës për njeri veçse vetes suaj. Mos e lejoni këtë person t'ju ushqejë me pasigurinë që ka. Çdokush bën gabime, dhe kjo është çfarë i pëlqen fajësuesit për të projektuar çështje për gjithkënd, veç vetes.
"Të fajësuarit e të tjerëve është një akt i të rrefuzuarit e përgjejgësive. Kur një person nuk mund të pranojë faktin dhe realitetin, fajëson të tjerët apo rrethanën në vend që të marrë përgjegjësinë." Dee Dee Artner.
4. Ankuesi
Keni ndonjë si këta në zyrën tuaj? I njohni për faktin se i ekspozojnë dramatikisht problemet. Që të merresh më këta lloj personash duhet t'i dëgjosh e t'i pyesësh për t'u qartësuar. Mund të ndjehen sikur janë akuzuar, por kjo është rruga e vetme për të hyrë në thelbin e ankuesit. Nuk duhet të bini dakord me ankuesin. As nuk duhet t'i shfajësoni. Duhet të jeni suportues serioz dhe mos u përfshini në çështje. Duke u shmangur nga ankuesit, kjo i shtyn ata të ankohen edhe më shumë. Nuk mund të ndihmojnë por kërkojnë vëmendje për t'u siguruar që të gjithë rreth tij/saj të jenë "goditur" me një histori negative.
"Ankimi nuk funksionon si strategji. Të gjithë kemi kohë dhe energji të shterueshme. Sa herë që shpenzojnë kohë duke hingëllirë, kjo na pengon të arrijmë qëllimet tona. Dhe nuk do të na bëjë më të lumtur." Randy Paush.
Disa njerëz shkojnë përmes labirinteve të pabesueshme për të qenë të vështirë. Personalitetet tona janë përbërë nga përvojat. Dr. Nando Pelusi, thekson për Psychology Today se "Të rezistuarit të kurtheve të vendosura nga njerëzit e vështirë mund të jetë më e lehtë nëse jeni në dijeni të pikave tuaja të dobta se ku mund të lëndoheni, dhe më pas ndjeheni të inatosur." Nuk është e nevojshme të jeni objektivi i dikujt, kur këta vendosin të jenë helmues dhe negativ. E vetmja gjë që mund të bëni është të shmangni të merrni pjesë në dramën e tyre.
Tags
psikologji