5 arsyet që i bëjnë meshkujt dhe femrat të Tradhëtojnë

mashkull duke tradhtuar

Disa meshkuj janë thjeshtë meshkuj: janë të vërtetë dhe egoist. Por ajo se çfarë ata janë në të vërtetë është mënyra se si ata kuptojnë dhe racionalizojnë veprimet e tyre, kryesisht kur vjen puna për të tradhëtuar partneret apo të dashurat e tyre.

Në vijim po ju paraqesim pesë arsyet kryesore që i bëjnë meshkujt të tradhëtojnë. Këto arsyje mund t’ju duken sikur nuk kanë lidhje me këtë botë, por që në fakt janë arsye reale.

1. Meshkujt tradhëtojnë sepse ndjejnë që janë superiorë dhe kanë të drejtë të tradhëtojnë
Ja një shembull se çfarë do të thotë sensi i superioritetit të tyre: Çdo mashkull që ndjen se ka përmbushur objektivat e tij, fillon dhe zhvillon gradualisht një sens arrogance dhe ambicie për të marrë më shumë.
Ky sens arrogance çon në turbullira, tek të cilat ai nuk mundet të shikoi  rrezik në marrëdhënjen e tij (me ju. “E meritoj një shpërblim për të gjithë atë punë që kam bërë!”, kështu mendojnë meshkujt. Kjo lloj mënyre e të menduarit në fund të çon qartë në ndarje ose thyerje zemre.
2. Meshkujt tradhëtojnë për shkak të edukimit të tyre
Shkenca ka bërë zbulime të reja - në fushën e marrëdhënjeve shoqërore ka gjetur se gjenet luajnë një rol të madh që influencon meshkujt për të tradhëtuar. Shumë meshkuj që kanë prejardhje nga “familjet e forta” apo shtresat shoqërore shoviniste kanë prirje më të madhe për të tradhëtuar dhe për t’u bërë të pabesë. Një tjetër shtysë psikologjike është kur meshkujt e kanë të rrënjësuar besimin që në fëmijërinë e tyre. Kjo mund të çojë në tradhëti kronike dhe në vështirësi  të kontrollit të vetvetes kur përfshihen në tradhët afatgjata.
Madje edhe e kaluara familjare e anëtarëve të familjes mund të ndikojë që një mashkulli të tradhëtojë.
3. “Kur e bëjnë të tjerët, pse mos ta bëj edhe unë?”
Tradhëta e meshkujve ndikohet shumë nga rrethi i tyre shoqërorë dhe nga kultura. Kjo është tipike te meshkujt në dukje me karakter të fortë ose me “namuz”. Kur burri juaj sheh një shokun e tij që tradhëton partneren e tij pa u vënë re, do fillojë ta shohë tradhëtinë në një mënyrë të re. Pra, kur shoku i tij i thotë që nuk vjen ndonjë gjë e keqe nga tradhëtija, Ai do t’i harrojë të gjitha arsyet se përse nuk duhet tradhëtuar.
4. Meshkujt tradhëtojnë për të provuar se janë akoma atraktiv dhe të dëshirueshëm
Meshkujt për nga natyra janë konkurrues dhe gjithmonë koshient për aftësitë dhe kapacitetet e tyre. Madje kjo nuk kufizohet as te të moshuarit - çdo mashkull ka një pasiguri të fshehur që do ta shfaqë një ditë.
Dëshira e përhershme për të provuar maskuinilitetin dhe se sa i pëlqyer është, lidhet me dëshirën e zjarrtë të të qenit i dëshiruar nga femrat, dy faktorë këto që lidhen pashmangshmërisht me tradhëtinë.
5. Urrejnë lojën, jo lojtarin
Çdo meshkull mendon se është e pavlerë të bësh diçka që nuk përfshin pak rrezik në vetvete. Meshkujve ju pëlqen të luajn lojëra, të flirtojnë me një nivel rreziku, dhe të mos hezitojnë të rrezikojnë çdogjë. Kjo natyrë konkurruese e tyre i shtyn ata të ndërmarrin rreziqe, dhe kur është e nevojshme, të thyejnë rregullat për të fituar - edhe nëse duhet të thyejnë zemrën e partneres apo të dashurës së tyre. Kliko për "5 Arsye se Përse Femrat Tradhëtojnë"./ Oculus News
Previous Post Next Post