1. Femrat tradhëtojnë për shkak të dëshirës për të qenë të dëshirueshme
Këtu duhet të kemi parasyshë se të qenit e dëshirueshme dhe me besim në vetvete, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Një grua me besim në vetvete dhe me një marrëdhënje të gjatë mundet të provojë sërish trazira pasigurie, nëse partneri i saj nuk i kushton vëmendjen e duhur kur janë bashkë.
Të qenit vërtetë e dëshirueshme është diçka që femrat e duan me të vërtetë. Të qenit e dëshiruar nuk do të thotë afksion apo adhurim. Ka të bëjë me epshin; një magnetizëm kafshëror që bashkon njerëzit. Bisedat romantike dhe sensuale shpesh ngatërrohen me dëshirën dhe të qenit e dëshirueshme.
2. Femrat tradhtojnë kur pasioni dhe zjarri janë zhdukur
Kur pasioni zhduket në marrëdhënjet e saj me partnerin, dhe pavarësisht përpjekjeve të partnerit, femra nuk mund të qëndrojë e fokusuar në marrëdhënje.
Pasioni dhe ngacmimet janë t rëndësishme në një marrëdhënje, veçanërisht për femrat. Ndërsa meshkujt zakonisht nuk e kuptojnë arsyen e të qenit bashkë, dhe të ndezurit e zjarrit për të bërë që marrëdhënja të qëndrojë e ngrohtë. Femrat kanë nevojë më shumë se ngacmimet fizike për të bërë që marrëdhënja të funksionoi. Nëse pasioni nuk ekziston, nuk ekziston as marrëdhënja.
3. Femrat tradhtojnë për hakmarrje: “Për inat të vjehrrit do të fle me mullixhiun”
“I dashuri im ishte totalisht fëmijë kur u lidhëm. Mendova se do ta ndryshoja, por gabova. Dëgjoja përherë që ai dilte me vajza të tjera ndërsa ishte i lidhur me mua, por ai e ka mohur përherë këtë fakt. Një natë, mora një telefonatë nga një vajzë, të cilë ai po e kërkonte, dhe ajo m’i tha të gjitha.
Isha kaq e mërzitur saqë dola me shokët dhe shoqet e mija atë natë, e veshur për të vrarë, dhe u ktheva në shtëpi me djalin më të nxehtë që gjeta atje; ndjeva se ishte gjëja e fundit që dëshiroja! Doja të shihja fytyrën e tij kur t’i thoja se çfarë kisha bërë, dhe se i dija të gjitha për atë vajzën. Kështu bëra, pastaj e flaka tutje atë tradhtarë!”
4. Femrat tradhtojnë kur ndjejnë që janë çdo moment nën kontroll nga partneri tyre
Disa burra (edhe gra) ndjejnë nevojën për të dominuar partneren duke e kontrolluar atë në çdo moment. Aq shumë e kontrollojnë atë, saqë dijnë çdo detaj të marrëdhënjeve gjatë jetës së tyre; aq shumë, saqë ajo vajzë apo grua që është e përfshirë në këtë marrëdhënje, ndjehet si një qytetare e dorës së dytë dhe e diskriminuar.
Nëse mendoni se një femër mund t’i durojë këto kontrolle policore, shumë shpejt do përballeni me një surprizë të pakëndshme: të pëlqen apo jo, ju po e shtyni atë drejt kraharorit të një burri tjetër.
5. Femrat tradhtojnë kur parteri i tyre nuk bën ndryshime në stilin e jetës
Nëse nuk ju pëlqen filmi që ajo ju ka sugjeruar? Mos u shqetësoni se ajo do ta shikoi diku tjetër. Kur partnerja juaj mendon se nuk ju intereson se çfarë mendon ajo, bëni shumë kujdes: mund të mos keni më vend në jetën e saj.
Nëse ajo nuk i kushton të njëjtën rëndësi si më parë ndjenjave, mendimeve dhe veprimeve, mundësitë janë të mëdha që ajo të tekë lëvizur me një drejtim. Të bërit bashkë të gjërave është shumë e rëndësishme, nëse vëreni që ajo nuk shqetësohet kur e ke mbarur së ngrëni, është shumë vonë: jeni në një marrëdhënje të vdekur.
Nëse jeni nga ata persona që nu besojnë se gratë tradhëtojë, jeni shumë mbrapa në kohë. Gratë dhe burrat janë njëlloj të aftë për të rrënuar një marrëdhënje duke mbajtur lidhje paralele. Kliko për "5 Arsye Përse Meshkujt Tradhëtojnë" /Oculus News
Tags
Marrëdhënje