Nga Marion Mardodaj |
Mendoj se disa këngë të fundit shqiptare kanë vibrime negative në sensin e mossuportimit natyral nga shqisa e dëgjimit njerëzor, që do t'thotë se po të dëgjohen afatgjatë, të dëmtojnë psikikisht por edhe nga veshët.
Me pak fjalë, këta që nxjerrin këto këngë, thjeshtë analizojnë se ku janë më të prirur njerëzit të klikojnë më shumë, por brenda një harku kohorë shumë të shkurtër - rreth 3 sekondësh, maksimumi.
Pra, disa nga këngëtarët që kanë pasur sukses deri tani, e kishin këtë sukses falë instiktit "kafshërorë" që ka çdo njeri, pasi duhen të paktën disa minuta që një njeri normal të përpunojë një informacion kompleks në nivelijn e ndërgjegjes.
Mos të keqkuptohemi këtu njerëz - nuk po them se këta që nxjerrin këto këngë janë 'kafshë', por thjeshtë "duan me ngulm të konsumojnë më shumë yndyrna të këqija dhe karbohidrate seç ua pranon organizmi"..., dhe ky është modeli më i keq që mund ti ofrohet një shoqërie!
Tags
Opinion