Foltorja e Djallit

Foltorja e Djallit
Nga Klara Prifti
 Xhongleri non Grata i tre dekadave në politikën shqiptare, papritur na nxjerr nga kapelja recetën se si mund të ndalojë largimin e rinisë shqiptare nga vendi, se si të luftojë korrupsionin dhe të demokratizojë partinë që ka vetësunduar gjatë këtyre viteve. Një fjalë popullore thotë: "- Nëse qeveria do, e nxë lepurin me gjithë qerre," pra gjatë gjithë kësaj kohe kaq të gjatë organet e drejtësisë ndonjë lepur duhet ta kishin zënë për ta hipur në qerre, por për çudi në qerre hipi vet shtetin, deri sa e ngeci ne vend, d.m.th., në një gjendje tranzicioni permanent. Për t'ja arritur këtij qëllimi djallëzor i kërkoi ndihmë shtangistit prej floriri, ndihmë e cila nuk i është mohuar asnjëherë. 

Targa "Non Grata", shërbeu si katalizator për të nxjerrë në sipërfaqe të gjithë ujrat e zeza bashkë me llumin e përbere nga hajdutë, spiunë të partisë së dhunës, kontrabandistë, hajdut tokash dhe pronash, evazor fiskal, "zonja" hidrocentralesh dhe një pjesë njerëzish të ndershëm të mashtruar për një vend pune, me premtimin e zonjës Agelaqis se Xhongleri Non Grata  se shpejti do të bëhet sërish kryeministër...

Hapu o qiell, ç'po na dëgjojnë veshët dhe ç'po na shikojnë sytë, ku në megafoltoren e turpit (nevojtoren e turpit) promovojnë një monstër korrupsioni, një minus demokracie dhe shitësin e interesave kombëtare. 

Të rinjve u them se receta për mirëqenje është fare e thjeshtë, ajo qyhet Reforma në Drejtësi. Vetëm kërbaçi i drejtësisë nën mbikqyrjen e SHBA-së mund të çliroi këtë vend nga kthetrat e korrupsionit dhe në fjalorin e shqiptarëve të shtohen fjalët integritet, principe, moral, ndershmëri, dinjitet.
Previous Post Next Post