Greqia mund të hapë kufirin me Shqipërinë pas 7 qershorit. Ambasdorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, ku ndër të tjera kanë biseduar dhe për masat e vendosura antiCOVID dhe situatën e përmirësuar në Shqipëri.
Takimi është fokusuar gjithashtu dhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, si dhe zhvillimet në rajon.
Pak ditë më parë, ambasada Greke në Shqipëri bëri me dije masat kufizuese për shtetasit nga Shqipëria në Greqi mbeten ashtu siç janë. Më tej lajmëron se me datë deri me datë 7 korrik janë në fuqi këto masa.
Aktualisht, në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.
Kuota ditore e pranimit vijon të jetë 400 persona, të cilët duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://wwww.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.
Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.