Njerëzit tepër inteligjentë kanë më shumë të ngjarë të kenë besim dhe bujari, zbulon studimi i fundit, siç raporton PsyBlog
Njerëzit që besojnë, priren të besojnë se të tjerët janë të ndershëm dhe nuk do t'i dëmtojnë ata.
Njerëzit inteligjentë janë në gjendje të tejkalojnë shqetësimin e përkryer natyror kur tradhtohen nga të tjerët.
Ndërsa besimi nuk është diçka që njerëzit zakonisht e lidhin me inteligjencën - ky hulumtim e tregon qartë një lidhje.
Arsyeja për lidhjen mund të jetë se inteligjenca njerëzore ka evoluar për të qenë e besueshme pasi në këtë mënyrë ndihmon në funksionimin e shoqërisë.
Për studimin, 80 njerëz luajtën një lojë që provonte se sa të besueshëm ishin.
Atyre gjithashtu iu dha një provë e reflektimit njohurive të tyre.
Reflektimi njohës mat aftësinë e njerëzve për të mbivendosur një përgjigje të shpejtë, të dukshme që rezulton të jetë e gabuar në mënyrë që të përftohet përgjigjja e duhur.
Këtu janë dy nga testet e reflektimit njohës të përdorura në studim:
Nëse duhen 5 mekanizma për 5 minuta për të bërë 5 "widget", sa kohë do të duhen 100 mekanizma për të bërë 100 widget?
Në një liqen, ka një copë toke të zambakëve. Çdo ditë, kjo tokë apo le ta quajmë ngastër, dyfishohet në madhësi. Nëse duhen 48 ditë që ngastrja të mbulojë të gjithë liqenin, sa kohë do të duhet që ngastra të mbulojë gjysmën e liqenit?
Rezultatet treguan se njerëzit më të zgjuar silleshin në një mënyrë më të besueshme ndaj të tjerëve.
Autorët e studimit shkruajnë:
"Nuk është e vështirë të imagjinohet se aftësia për të besuar është kryesisht e dobishme në një shoqëri ku mbijetesa dhe prosperiteti varen shumë nga aftësia për të shkëmbyer me homologët me shkallë të ndryshme të familjaritetit.
Të gjitha transaksionet e tilla […] kërkojnë një element të rëndësishëm të besimit ".
Me fjalë të tjera, shoqëria bëhet më mirë nëse njerëzit i besojnë njëri-tjetrit.
Autorët e studimit shkruajnë:
“… Besimi është treguar se ndikon në variablat ekonomikë siç janë rritja dhe zhvillimi financiar, si dhe sipërmarrja dhe tregtia.