|
Nga Klara PRIFTI |
Shembja e Teatrit Kombëtar më nxiti të marr kartë dhe penë e të shkruaj shqetësimet e mija në lidhje me këtë ngjarje. I bëra pyetje vetes: Si ka mundësi që këta njerëz të mos kenë mësuar asgjë nga e kaluara staliniste? Përgjigjen ma dha prap vetvetja duke më thënë se ka tre mënyra për të shkruar historinë: me para, motive politike dhe ajo reale e ndershme e bazuar mbi baza shkencore e fakte të pakontestueshme. Kjo e fundit fatkeqësisht, në minorancë. Se në këtë vend nuk njihet fjala "demokraci", se cfarë nocioni ka...Sepse vjen nga një histori 400 vjeçare e pushtimit otoman, 10 vjeçar pak a shum monarki, dhe 46 vjet diktatura hermetike staliniste, pra nuk kishin aspak kohë kur t'u improvizonin demokratë të flaktë. Në fillimin e viteve '90, këtij vendi i'u konfeksionua një palaço i rrezikshëm antikombëtar që ka tejkaluar edhe parashikimet e komandantëve të tij. E filloi me grabitjen e pronave shtetërore, sa çudi? Për ta çdo gjë ishte pasuri shteti... edhe ajri që merrnim frymë; shtetin e kishin si idhull, por pikërisht atë e asgjësuan të parin, ja ngulen thikën pas shpine. Filluan me privatizime-fantazma dhe mbasi e shkëlyen copa-copa, i'u kthyen pronës private, ku një pjesë të tokave me pronarë të ligjshëm ja dhuruan militantëve të tyre, përgatiti disa pseudo-gjyqtar tek plepat për të ruajtur lëkurën dhe përdorur për vetëmbrojtje, se hienat e dinë mirë se sistemi i drejtësisë përbën themelin dhe muret mbajtës të një shteti. Për tridhjetë vjet më radhë fjala shtet është zëvendësu me fjalën pushtet, diferenca e madhe... që përkthehet pushtet apsolut për plaçkitje, vjedhje, antiligj, antivlera, për kulturën as që ka patur vend ndonjëherë. Nën maskën e privatizimit, ministrat e "kulturës" me radhë kanë kryer rolin e sekserit, kanë vrarë dinjitetin e artistëve tanë me paga qesharake, duke e çuar teatrin në një vdekje të ngadaltë, agonizuese, të qëllimshme. Ky "radicalchic" komunist me Rolex, u paraqit si vizionar "amante della cultura", mori borxh mjekrën e Ismail Qemalit, la drapërin e i'u sul me fadromë duke vepruar njëlloj si xhihadistët islamikë që kanë shkatërruar qytetin antik të Palmira-s në Mesopotami (Siri), të cilët arrijnë deri aty sa t'i shkulin edhe autoradion makinave pasi për ta të dëgjosh muzikë është krim, krim pa rregulla do të shtoja unë. Parlamentin e mbushi me banda gangsterash dhe injorantë që nuk janë dot në gjendje të artikulojnë një mendim apo koncept, por çuditërisht profesionistë, tepër ekspertë në fushën e krimit. Për ta mbajtur këtë pushtet, i duhet të fusë duart në xhepat e shqiptarëve kur paguajnë dritat, ujin, pasi lekët e drogës dhe të kullave u duhen për vete. I lindur dhe rritur në oborr stalinist, populli thotë: "çfarë lind prej maces, gjuan për minj..."