Klientë duke provuar xhinin Indlovu |
Disa njerëz pohojnë se mund të provojnë gjithçka përveç kësaj pijeje.
E njohur si Indlovu (që do të thotë 'elefant' në Zulu), xhini i ri është prodhimi i Les dhe Paula Ansley i cili erdhi në ide pasi ata mësuan se elefantët tretin vetëm një të tretën e frutave që hanë.
Një shishe e xhinit Indlovu |
Pija që rezulton duke përdor bajgën e elefantit që çifti e mbledh vetë me duar, raportohet se ka një aromë "të bukur, me pyje, gati pikante, tokësore".
Les dhe Paula Ansley duke mbledhur bajga elefanti |
"Reagimi fillestar i shumicës së njerëzve është, Çfarë? Në asnjë mënyrë", tha Les.
"Por shumica e njerëzve kanë shumë dëshirë ta shijojnë atë."
Në mënyrë të pabesueshme, xhini është provuar nga shumë turistët që shpesh blejnë një shishe për të marrë në shtëpi dhe për t'a ndarë me miqtë dhe familjen e tyre. Produkti gjithashtu shitet mjaft mirë në dyqane pa taksa, si dhe në internet.
Por shanset që ky xhin të dalë në raftet e supermarketeve në të gjithë botën duket se janë të pakta.
Tags
E çuditshme