Larja e dhëmbëve parandalon sëmundjen e Alzheimerit: thekson studimi

i moshuar duke larë dhëmbët
Ilustrim
 Jo vetëm që shmangni vrimat në dhëmbë duke mbajtur higjenë të mirë të gojës, hulumtuesit në Universitetin e Bergenit kanë zbuluar një lidhje të qartë mes një sëmundje të gojës dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Studiuesit kanë përcaktuar se sëmundja e mishit të dhëmbëve apo siç njihet ndryshe, gingivitis (ilaumëzimi), luan një rol vendimtar në atë nëse një person do zhvillojë sëmundjen e Alzheimerit në të ardhmen qoftë të afërt apo të largët.

"Ne kemi zbuluar prova të ADN-së se bakteret që shkaktojnë ilaumëzimin mund të lëvizin nga goja në tru," thotë studiuesi Piotr Mydel në Laboratorin Hulumtues të Broegelmanns, Departamenti i Shkencave Klinike, Universiteti i Bergenit (UiB), siç raporton Science Daily.

Bakteret prodhojnë një proteinë që shkatërron qelizat nervore në tru, gjë që çon në humbjen e kujtesës dhe në fund, Alzheimer.

Lajini dhëmbët për një kujtesë më të mirë

Mydel vë në dukje se bakteret nuk lidhen vetëm me shkaktimin e Alzheimerit, por prania e këtyre baktereve rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjes në mënyrë të konsiderueshme dhe gjithashtu bakteret implikohen në një progres më të shpejtë të sëmundjes. Megjithatë, lajmi i mirë është se ky studim tregon se ka disa gjëra që mund të bëni vetë për të ngadalësuar Alzheimerin.

"Lajini dhëmbët tuaj dhe përdorni pe për t'i pastruar." Mydel shton se është e rëndësishme, nëse keni "gingivitis" dhe keni anëtarë me Alzheimer në familjen tuaj, të shkoni rregullisht te dentisti juaj dhe pastroni dhëmbët si duhet.

Është zhvilluar një ilaçi i ri

Hulumtuesit kanë zbuluar më parë se bakteret që shkaktojnë gingivitin mund të lëvizin nga goja në tru, ku enzimat e dëmshme që ata nxjerrin mund të shkatërrojnë qelizat nervore në tru. Tani, për herë të parë, Mydeli ka dëshmi të ADN-së për këtë proces nga truri i njeriut. Mydel dhe kolegët e tij kanë ekzaminuar 53 persona me Alzheimer dhe kanë zbuluar enzimë në 96 për qind të rasteve. Sipas Mydel, kjo njohuri u jep kërkuesve një qasje të re të mundshme për të sulmuar sëmundjen e Alzheimerit.

"Ne kemi arritur të zhvillojmë një ilaç që bllokon enzimat e dëmshme nga bakteret, duke shtyrë apo vonuar zhvillimin e Alzheimerit. Ne planifikojmë të testojmë këtë ilaç në fund të këtij viti, thotë Piotr Mydel.
Previous Post Next Post