Njerëzit gjithmonë kanë dyshuar se të pasurit janë disi 'të ndryshëm', jo vetëm në aspektin e asaj që ata posedojnë, por në personalitetet e tyre. Megjithatë, nuk ka shumë studime shkencore që mund ta konfirmojnë ose ta hedhin poshtë këtë tezë - as në Shtetet e Bashkuara, as në Evropë. Tani, një ekip prej gjashtë ekonomistësh gjermanë dhe psikologësh ka kryer një studim në shkallë të gjerë: Ata intervistuan 130 individë të pasur dhe përdorën rezultatet për të nxjerrë një profil psikologjik, të cilin e krahasuan me popullatën në tërësi.
Testi Pesa e Madhe
Nga modelet e ndryshme të zhvilluara nga hulumtuesit psikologjikë për të përshkruar llojet e personalitetit, është modeli i "Pesa e Madhe" (Big Five) që kryesisht ka dominuar gjatë dekadave të fundit. Ky studim i pasurisë, përdori një version të kondensuar të testit Pesa e Madhe për të dalluar pesë tipare thelbësore të personalitetit:
Ndërgjegjshmëria: Përshkruan njerëz të cilët janë të plotë, të përpiktë, të zellshëm, efikasë, të organizuar mirë, ambiciozë dhe këmbëngulës.
Neuroticizmi: Individët me një shkallë të lartë të Neuroticizmit kanë tendencë të jenë nervozë për gjithçka dhe çdo gjë që mund të shkojë gabim. Tentojnë të reagojnë në mënyrë impulsive dhe, në përgjithësi, nuk janë të qëndrueshëm psikologjikisht.
Përshtatshmëria: Individët me nivele të larta të Përshtatshmërisë kanë një dëshirë të theksuar për harmoni; kanë një tendencë për të mbështetur shumë shpejt dhe shpesh janë shumë të besueshëm.
Ekstraversioni: Individët me ekstraversion të lartë janë llafazanë, të vendosur, me iniciativë, energji dhe kurajoz.
Hapja ndaj përvojës: Individët me hapje të lartë ndaj Përvojës janë imagjinative, krijues dhe kuriozë.
Kur i krahason tiparet e personalitetit të popullsisë së përgjithshme me ato të të intervistuarve të pasur, shfaqen modelet e mëposhtme:
- Të pasurit janë emocionalisht më të qëndrueshëm, prandaj edhe më pak neurotikë
- Të pasurit janë veçanërisht të ekstravertuar
- Të pasurit janë më të hapur për përvoja të reja
- Të pasurit kanë më pak gjasa të bien dakord apo të dakordësohen, që do të thotë se ata kanë më pak gjasa të largohen nga konfliktet
Të pasurit janë më të ndërgjegjshëm
Përveç testit "Big Five", hulumtuesit hetuan gjithashtu dy tipare të tjera të personalitetit: narcizmi dhe lokusi i brendshëm i kontrollit. Gjetjet e tyre:
- Të pasurit janë më narcistë
- Të pasurit shfaqin një lokus më të fortë të brendshëm të kontrollit. Kjo do të thotë se ata kanë më shumë gjasa të pajtohen me deklarata të tilla si "Unë e përcaktoj vetë jetën time!" se sa me deklarata si: "Ajo çfarë arrin në jetë, është kryesisht çështje fati!"
Rezultatet e këtij studimi të fundit të pasurisë janë në përputhje me ato të disertacionit të doktoraturës mbi "Elita e Pasurur", e cila u bazua në intervistat me 45 individë të pasur. Me vetëm disa përjashtime, shumica e të intervistuarve ishin milionerë të vetë-bërë, dhe 'më të varfrit' ishin me vlerë midis 10 milionë dhe 30 milionë eurosh. Shumica, megjithatë, kishin vlerë shumë më të madhe, midis 30 milionë dhe 1 miliard euro, dhe disa madje edhe më shumë.
Ky studim mbi psikologjinë arriti gjithashtu në përfundimin se të pasurit janë psikologjikisht shumë të qëndrueshme (dmth. jo shumë neurotik). Studimi tregoi po ashtu se të pasurit janë veçanërisht të hapur për përvoja të reja, më të çuditshme, më të ndërgjegjshme - por jo domosdoshmërisht të pranueshme.
Në dallim nga studimi i fundit i 130 individëve të pasur të përmendur më lart, studimi i super të pasurve përfshiu intervista të thelluara prej një deri në dy orë secila. Përveç kësaj, të intervistuarit super të pasur jo vetëm që përfunduan një version të kondensuar të testit "Big Five", ata morën versionin e hollësishëm me 50 pyetje.
Një nga zbulimet kyçe ishte se këta shpesh janë jokonformistë. Ata gëzojnë të notojnë kundër rrymës mbizotëruese dhe nuk kanë problem që kundërshtojnë mendimin mbizotërues. Një rezultat tjetër: super të pasurit janë më të prirur të marrin vendime mbi atë që ndjejnë vetë së brendshmi. Ata priren të mbështeten më shumë në intuitë sesa në analiza të hollësishme.
Dhe, ç'është më e rëndësishmja, ata kanë një qasje krejtësisht të ndryshme për të përballuar humbjet dhe pengesat se shumica e njerëzve. Në të gjithë popullatën në përgjithësi, njerëzit pëlqejnë të marrin lavdërime dhe kredi për sukseset e tyre, ndërsa kërkojnë t'i japin fajin të tjerëve për dështimet dhe pengesa. Në këtë aspekt super të pasurit janë mjaft të ndryshëm, siç treguan intervistat: Ata kërkojnë të identifikojnë shkaqet e pengesave në vetvete, jo në rrethana të jashtme apo në njerëz të tjerë. Kjo u jep atyre një ndjenjë fuqie: "Nëse faji është me mua, unë mund ta ndryshoj. Unë jam në kontroll të vetes time, të jetës time.
Ka shumë arsye pse disa njerëz arrijnë të bëhen të pasur dhe të tjerët nuk e bëjnë dot, por kombinimi specifik i tipareve të personalitetit që të dy studimet identifikuan është padyshim një nga arsyet. Njerëzit e pasur bëhen të pasur sepse veprojnë ndryshe nga të tjerët. Dhe ata veprojnë ndryshe, sepse mendojnë, marrin vendime dhe reagojnë ndryshe nga shumica e njerëzve. Me sa duket, Fitzgerald kishte të drejtë: "Të pasurit janë ndryshe nga ti dhe unë."