Vajzat socialiste bëjnë "Selfie" me ekstremistin e djathtë Mateo Salvini duke u puthur

Vajzat socialiste bëjnë "Selfie" me ekstremistin e djathtë Mateo Salvini duke u puthur
Mateo Salvini dhe dy vajzat duke u puthur
 Aktivistet socialiste Gaia Parisi dhe Matilde Rizzo janë thjeshtë mikesha - por kur ministri i brendshëm ultra-konservator i Italisë Matteo Salvini vizitoi qytetin e tyre të lindjes, 19-vjeçaret nuk mundën t'i rezistojnë shansit për ta fotografuar atë me një puthje të së njëjtës gjini.

Salvini, i cili është udhëheqës i Partisë të së djathtës ekstreme Lega Nord, kohët e fundit ka miratuar dhe adresuar një event anti-LGBT dhe kundër abortit në Kongresit Botëror të Familjeve në Verona, Itali. Misioni i deklaruar i grupit është të "mbrojë familjen e natyrshme".

"(I yni është) ... një mesazh dashurie dhe tolerance ndaj gjuhës dhe qëndrimit të urrejtjes që politikanët si Matteo Salvini vazhdojnë të përhapin," tha Parisi - njëra nga vajzat që u puthën - për CNN.

"Por është inkurajim që të mos heqësh dorë, të vazhdosh të protestosh kundër diskriminimit dhe padrejtësive, sepse edhe një akt i thjeshtë dhe i natyrshëm si një puthje që mund të hapë një debat politik ".

Vajzat socialiste bëjnë "Selfie" me ekstremistin e djathtë Mateo Salvini duke u puthur

Salvini shkaktoi zemërim e fundit duke mos përfilluar Ditën e Çlirimit të Italisë, e cila feston fundin e fashizmit dhe nazizmit, në favor të promovimit të një kandidati vendas në Sicili dhe foli gjithashtu kundër mafies.


Të dy adoleshentet po merrnin pjesë në një protestë në Caltanissetta, Siçili, ku Salvini po fliste këtë javë, kur ai filloi të vihej në dispozicion për "selfi" me mbështetësit,  të cilët prisnin në radhë të gjata, dhe kur erdhi radha e tyre, ato u puthën. Siguria i ndau menjëherë vajzat. Salvini tha se ua dëshironte të mirën, dhe se të bëjnë "djem".

Vajzat e ndanë fotografinë në Instagram sepse besojnë se politikanë si Salvini përdorin mediat sociale "në një mënyrë krejtësisht të pahijshme".

"Ne vendosëm të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të protestuar në mënyrë paqësore, për të qenë në gjendje të dërgojmë mesazhin tonë përmes platformave që fatkeqësisht sot duket të jenë platformat kryesore me të cilat ministrat tanë komunikojnë me qytetarët", tha Parisi.

"Nëse pamjaftueshmëria e mediumit nuk ishte e mjaftueshme, unë mendoj se përdorimi që ata i bëjnë mediave sociale është vërtet i papërshtatshëm".
Previous Post Next Post