Xhaguari i parë në botë lindur nga inseminimi artificial u vra nga mamaja duke u ngrënë

 

 Xhaguari i parë në botë i lindur nëpërmjet inseminimit artificial, është ngrënë pas lindjes.

Ekipi veterinar pas procedurës në organizatën mjedisore Mata Ciliar në Sao Paulo të Brazilit, kanë përshëndetur lindjen si një zbulim shkencor, pavarësisht mënyrës se si përfundoi.

Xhaguarët aktualisht janë një specie e rrezikuar me numër të zvogëluar, kështu që shkencëtarët shpresojnë se inseminimi artificial do të ndihmojë në përpjekjet për ruajtjen e specieve, raporton Uniland.

Këlyshi i shëndetshëm femër ka lindur më 16 shkurt të këtij viti, 104 ditë pasi nëna e saj pesëvjeçare, Bianca, ishte inseminuar artificialisht.

Megjithëse sias dëshmitarëve Bianca demonstroi 'kujdes të shkëlqyeshëm amnorë' ditën e parë, dy ditë pas lindjes ajo e hëngri fëmijën e saj.

Nisur në vitin 2017, projekti u zhvillua në partneritet me shkencëtarët në Qendrën për Ruajtjen dhe Kërkimin e Natyrës së Qëndrueshme të Rrezikshme dhe një studiues-udhëheqës në fushë, Regina Paz nga Universiteti Federal i Mata Grosso i Brazilit.

Paz shpjegoi se si u zgjodhën pesë xhaguarë femra që të inseminohen artificialisht, të gjitha në moshë të mirë dhe shëndet të mirë.

Megjithatë, përpjekjet e shumta me femrat ishin të pasuksesshme, dhe shkencëtarët panë për herë të parë një rezultat pozitiv në nëntor të vitit të kaluar, gjë që çoi në lindjen e këlyshit.

Rezultati pozitiv ngacmoi shkencëtarë që punonin intensivisht në projekt, duke zhvilluar mënyra për të monitoruar sjelljen e xhaguarëve femra dhe për të sinkronizuar ngrohjen e trupit të tyre.

Pavarësisht nga fundi fatal për këlyshin, kërkuesit shpresojnë të kryejnë më shumë procedura këtë vit.
Previous Post Next Post