Keni shkuar ndonjëherë tek doktori dhe jeni ankuar për një lloj shqetësimi nga arkivolet? Mund të jetë acaruese kur doktori të pyet nëse sigurimet shoqërore mbulojnë lopatat? Keni parë ndonjëherë ndonjë reklamë të doktorit të familjes në një reklamë të titulluar "Doktori që Ndihet i Vdekur"? Atëherë mund të jeni një nga pacientët e Dr. Andrei Zhelvetro, me demek psikolog në Kiev, Ukrainë, i cili u kap duke varrosur të gjallë pacientin e tij në emër të terapisë psikologjike. Duket si fabul e një filmi, por nëse do ishte ndonjë film, me siguri do ishte filmi "Buried Alive" (I varrosur për së gjalli).
"Kur dola nga arkivoli, u ndjeva sikur isha një person tjetër. Ishte e çuditshme."Këto ishin fjalët e një pacienti të Zhelvetros, që në fakt mund të ishte edhe doktor Mort Tishan.
"E krijova këtë trajtim disa vite më parë. E provova vetë i pari, pra u varrusa unë për së gjalli i pari. Ky trajtim të ndihmon të ndihesh gjallë."
Në këtë video të gazetës britanike Mirror (kliko këtu) shihet një djalë simpatik i cili shtrihet në arkivol dhe varroset i gjallë, nga arkivoli zgjatet një tub që ndihmon për të marrë frymë, pra për të mos vdekur me të vërtetë.
Ishin banorët e fshatit që zbuluan rreth 12 arkivole gati për t'u vënë në punë, të cilët lajmëruan policinë.
Fatkeqësisht, i vetmi burim i këtij lajmi është tabloidi britanik "Mirror", kërkimet e portaleve ukrainase nuk e shfaqin një lajm të tillë, në këtë kontekst edhe vërtetësia e këtij lajmi mund të vihet në pikëpyetje./Oculus News
Tags
E çuditshme