Shenjat e Horoskopit, të cilat nuk do i kuptoni kurrë si Ndihen


 Nëse shihni me vëmendje shenjat e zodiakut, është e lehtë të përcaktosh se cilat shenja dallohen lehtë, kur kanë çështje serioze brenda tyre.

Por nëse pyesni miqtë se si ndihet ndonjëra nga këto 4 shenja, ka shumë të ngjarë t'ju thonë se janë shumë mirë, kur në fakt nuk janë. Është një mekanizëm mbrojtjeje për veten e tyre, edhe kur e dinë se mund të kenë besim tek ju, për t'ju thonë si ndihen.

Çdo njeri ka arsye të ndryshme në fshehjen e emocioneve, disa njerëz janë më privat apo u pëlqen të mos e tregojnë se si ndihen tek njerëzit që nuk janë të afërt me ta, ndërsa të tjerë mund të qajnë pa ndërprerje. Por këto shenja të horoskopit, jo vetë që nuk kanë diçka për t'ju thënë në lidhje me mënyrën se si ndihen, por duket se edhe ata vetë, nuk mund të identifikojnë apo të përkthejnë ndjenjat e vetvetes.

Është si një lloj karakteri i dytë për ta; nëse do jenë vulnerabël, do ia lejonin vetes të ndjenin shumë, dhe këta janë tipat e njerëzve të cilët pëlqejnë të shmangen, për të ndjerë diçka shumë. Kështu që në vend që të rrezikojnë këtë vulnaribilitet, do vepronin sikur nuk u intereson fare, sikur nuk ia ndjen.

Këto lloj hezitimesh mund t'i shpien në marrëdhënje të komplikuara me njerëzit që duan më shumë.

Në të vërtetë, këta njerëz kanë zemër mjaftueshëm të madhe për të mbajtur me të vërtetë emocionet, por është shumë e vështirë për ta që t'i shprehin, pa tejkaluar jashtë mase zonën e tyre të rehatisë.

Sidoqoftë, horoskopit ka disa përgjigje se përse këto shenja duket sikur nuk ju hapen kurrë.

Virgjëresha

Mund të jetë shumë e turpshëm. Është gjithmonë tejet kritike për veten dhe të tjerët, kështu që të treguarit e emocioneve, mund të jetë shumë e vështirë për ta.

Virgjëresha është shumë praktike dhe analitike, ndaj emocionet duken shumë të vështira për ta, pasi ndihen sikur janë jashtë kontrollit të vetes së tyre.

E ka më të lehtë të punojë se sa të luajë, kështu që ideja e të ulurit, thjeshtë për të shprehur emocionet, është e shumtë për shenjat e virgjëreshës.

Peshorja

E urren konfrontimin. I shmanget çdo lloj përgjegjësie emocionale, me çdo lloj çmimi.

Peshorja është tejet paqësore dhe e ndershme, deri në atë pikë sa mund t'i lejojnë njerëzit të ecin mbi ta, dhe të mos thonë kurrë se u mërzitën.

Akrepi

Akrepat janë shumë inaçi. Orvaten me xhelozinë, sekretet dhe situatat keqkuptuese, të cilat i nxisin t'i fshehin menjëherë emocionet. E kanë të vështirë t'u besojnë njerëzve, edhe kur janë pranë tyre.

Mund të mos ndajnë emocionet me ju, sepse nuk duan që t'i gjykoni. I njëjti shqetësim tipik edhe për peshoret. Në pamje të parë mund të shfaqen shumë të besueshëm, por thellë brenda tyre vuajnë nga vetëvlerësimi.

Ujori

Nëse ekziston ndonjë shenjë që i largohet shprehive emocionale, është ujori. Janë ekstremisht të ftohtë, dhe nga ana tjetër, shumë të ngrohtë. Nuk do ta dini kurrë se si ndihen, derisa të jetë tepër vonë.

Ndjejnë dhe mendojnë më shumë nga të tjerët, por urrejnë të shprehin emocionet.

Pjesa më e vështirë është që, kur i pyesni, mund të shfaqen në humor dhe do ju shmangin me elegancë. Paçi fat, nëse po përpiqeni të bëni që një ujor të hapet ndaj jush.
Previous Post Next Post