"Nuk jam në garë me asnjë njeri veç vetes sime. Qëllimi im është të sfidoj performancën time të fundit." - Selin Dion.
Është e qartë që bizneset dhe korporatat e mëdha janë të famshme në themelimin e një ambjenti konkurrues pune. Këtë gjë e bëjnë edhe disa shkolla në vende të ndryshme perëndimore, pavarësisht se në një masë shumë të vogël.
Por pyetja këtu është: A ndihmon njerëzit që të zhvillohen natyrshëm kjo lloj konkurrence?Emi Edmonson, një shkrimtare për Harvard Biznes Rivju thotë se shpesh organizatat dërgojnë mesazhin e gabuar në mënyrë injorante, duke anulluar çdo "përfitim" të supozuar:
Mesazhi i qartë këtu është se puna e shumtë është e nevojshme për të qenë të suksesshëm. Mesazhi i nënkuptuar (ndoshta i paqëllimtë) është se suksesi juaj arrihet kur të tjerët dështojnë. Në një garë, të tjerët duhet të humbasin që të fitosh...
Në një skuadër të punës në grup, por sërish individualiste, shkruan Edmonson "...është e natyrshme që informacionet që ndihmojnë të tjerët të mbahen të fshehtë, ose të mos jepen për të ndihmuar, kur ndihma është e nevojshme. Është e qartë që mesazhi mund ta demotivojë skuadrën. Është e vështirë të bashkëpunosh nëse i sheh kolegët si konkurrent..."
Në thelb, për çfarë shërben gara individuale kur e dëmton punën në grup dhe produktivitetin e skuadrës?
Nëse arrini një sukses të caktuar, do të bëheni shënjestër e të tjerëve për konkurrencë.
Njerëzit i shprehin këto qëndrime kondraverse në mënyra të ndryshme. Mund të mos e dini që dikush po ju sfidon. Nga ana tjetër, qëllon që e bëjnë këtë gjë hapur dhe në mënyrë fëmijërore.
Në të tilla raste është e rëndësishme të dini se kur dikush është duke ju sfiduar. Më këto njohuri, mund t'i shmangni, dekurajoni apo edhe t'i raportoni këta persona.
Janë mburracakë
Një rival shpesh do t'i ekzagjeronte kapacitetet, arritjet dhe talentet e tij. Janë të prirur të mburren, çuditërisht, në ato raste kur ju keni marrë miratimin e eprorëve për punën e shumtë dhe cilësore që keni bërë. Këto ekzagjerime ndodhin për një arsye: për shkak të pasigurisë së tyre.
Ulin nivelin e suksesit tuaj
Njerëzit që nuk e përfillin ose e ulin suksesin e të tjerëve janë po aq hemues sa edhe të mërzitshëm. Njerëzit që ju kanë më shumë zili janë ata që dëshirojnë më shumë atë çfarë keni. Me këtë mesazh në kokë, është në interesin tuaj t'i shmangni të tillë njerëz.
Thashethemet
"Filani nuk punon aq sa duhet," "Filanja nuk aq e zonja në këtë punë," deklarata të tilla bëhen nga ata që janë të angazhuar në gara jo të shëndetshme me dikë. Të përfshirit në thashetheme, është një akt papjekurie, dhe këta njerëz duhen administruar me kujdes.
Duan të dinë gjithmonë se si po ja dilni
Në fakt as që ju intereson suksesi juaj në këtë rast. Mund t'ju afrohen me një buzëqeshje, madje edhe mund të angazhohen në shaka, për të vetmin qëllim: për të zbuluar se si ja bëni. Shihni me vëmendje shprehitë e tyre të fytyrës se sa shpejt ndryshojnë kur perceptojnë diçka që lidhet me humbjen e tyre dhe suksesin tuaj.
Festojnë për dështimet tuaja
Një person që është ziliqarë, kënaqet nga "dështimet" tuaja, sado të vogla.
Këta persona do flasin padyshim prapa krahëve tuaja për këto dështime, do mundohen t'i zmadhojnë dhe t'i përhapin sa më shumë.
Ju imitojnë
Dikush që mundohet t'ju konkurrojë në mënyrë të pandershme dëshiron të jetë "i barabartë" ose më "i mirë" se ju. Në këtë mënyrë, mund të shihni se si këta persona flasin, ecin, madje edhe vishen në të njëjtën mënyrë si ju.
Do t'i imitonim natyrshëm ata persona për të cilët kemi respekt, dhe këtu nuk ka gjë të keqe. Ndryshimi: ne asnjëherë nuk do merrnim në gojë apo të sabotonim personin apo modelin për të cilin kemi respekt.
Bëjnë lëvdata false
Ka gjëra më të mira se sa një kompliment i kurdisur. Ka gjëra më të këqija se sa një vlerësim i vazhdueshëm, por fals. Kur dikush konkurron me ju; në vend që t'i mbajë për vete pakënaqësitë që ka, do t'ju bëjnë komplimente të kota, qoftë edhe për arritjet më të vogla. "Kjo ishte madhështore...ëëë..."
Angazhohen në sabotim
Në rastin më të keq, një person do të bëhet aq xheloz nga suksesi juaj i dukshëm, sa që do të sajojë skenarë të ndryshëm për të diskretituar punën tuaj. Këto sjellje janë të pafalshme; sa më shpejt të përballeni dhe ta zgjidhni situatën, aq më mirë për ju./Oculus News