Përse të Moshuarit duan të Lidhen me Vajzat e Reja

Përse të Moshuarit duan të Lidhen me Vajzat e Reja

 Sa shpesh kemi dëgjuar për meshkujt e moshuar që kanë dëshirë të lidhen me vajza të reja. Sa shpesh e kemi konsideruar servilizëm? Megjithëse kjo nuk është diçka e jashtëligjshme, por sërish është diçka jo e pranuar universalisht, që në fakt ndodh vazhdimisht. 

Fakt është që në të gjithë botën, meshkujt e moshuar kanë dëshirë të lidhen me vajza të reja.

Për qëndrueshmërinë

Nuk ka dyshim që në krahasim me femrat e moshuara, vajzat e reja kanë më shumë qëndrueshmëri dhe mund të qëndrojnë më gjatë. Dhe nuk vuajnë nga sëmunjet e moshës, si dhimbje kyçesh apo mesi, gjë që e ndërpret aktin. Mund të duket e çuditshme, por vajzat e reja i kanë këto avantazhe.

Kriza e moshës së mesme

Meshkujt në moshë të madhe që ndjehen të pasigurtë me statusin në jetën e tyre, në shoqëri dhe karrierë, janë të prirur të gjejnë vlerësin duke u lidhur me femrat e reja. Kjo u jep atyre një sens suksesi, që nuk e gjejnë kur lidhen me femra të moshës së tyre.

Femrat e reja janë më të gjalla

Trupi i të rejave është më i lidhur. Janë më aktive dhe shpesh nuk bëjnë sipas mënyrës së tyre. Janë të gatshme të eksplorojnë gjëra të reja. Janë më të gatshme ndaj eksperimenteve.

Të rejat shpesh nuk kërkojnë marrëdhënje afatgjata

Shumë femra të reja mund të kenë shumë mundësi në jetët e tyre dhe mund të ndjehen normal kur lidhen me një të moshuar. Kjo për shkak se e kanë jetën përpara, prandaj mund të mos kërkojnë marrëdhënje afatgjata.

Anonimiteti

Të moshuarit dhe të rejat kanë rrethe të ndryshme shoqërore. Kanë miq të ndryshëm dhe shoqërohen me njerëz të ndryshëm. Kjo e bën të lehtë për ta mbajtur marrëdhënjen e fshehtë. Kjo mund të jetë e favorshme për të dy palët.

Të rejat janë më elastike

Kur vjen puna për marrëdhënje, të rejat janë më elastike, qoftë në qëndrime edhe për trupine  tyre. Mund të jenë të hapura ndaj atyre praktikave, që të moshuarit as që do t'i konsideronin. Prandaj të moshuarit preferojnë të rejat, për të realizuar fantazitë që mund të mos i kenë kryer me femrat e moshuara.

Më pak punë

Të moshuarit që janë në marrëdhënje me të rejat, mund të mos e vrasin mendjen për përgjegjësitë. Nuk është e domozdoshme të jetë përgjegjës emocionalisht për të, as të shqetësohet për marrëdhënje afatgjata.

Më pak përgjegjësi

Të rejat mund të jenë akoma në kërkim. Mund të jenë duke vlerësuar mundësit e tyre në jetë dhe mund të mos jenë të varura emocionalisht me të moshuarit. Ky skenarë bën që të puqen interesat e të dyve për një lidhje afatshkurtër.

Ushqimi i egos

Të moshuarit që lidhen publikisht me një femër të re, mund të jenë në kërkim të imazhit të tyre shoqërorë. Për ta kjo mund të jetë një lojë e fuqishme. Të pasurit pranë një femër të re në sytë e publikut, kjo i ushqen të moshuarve egon.

Më pak refuzime

Disa femra të reja preferojnë meshkuj pak më të mëdhenj në moshë. Shumë nga ta mund të jenë në një pozitë autoritative dhe të mirë financiare të parezistueshme për femrat, dhe kështu që refuzimet bien automatikisht në nivele të ulëta. Krahasuar me femrat e moshuara, të rejat mund të mos e godasin egon e tyre deri në njëfarë pike, qoftë edhe nëse i moshuari nuk është i përfshirë emocionalisht.

Aventurat

Të moshuarit mund të kenë pasur një sërë përvojash, por ideja e një aventure tjetër mund t'i shtyjë ata në gjëra të çuditshme. Të moshuarit mund të arrijnë ato përvoja që nuk do t'i arrinin me femrat e moshuara. Shpresa për aventura i intrigon ata, derisa dëshirojnë të qëndrojnë pranë të rejave e t'ja kalojnë mirë./Oculus News
Previous Post Next Post