Kontakti me njerëzit e stresuar mund të ndryshojë trurin në të njëjtën mënyrë si kontakti direkt me stresin, konkludon një studm i fundit i publikuar në "Science".
Studimi mund të na ndihmojë të kuptojmë se përse familjarët e personave me çrregullime post-traumatike shfaqin të njëjtat simptoma me personat që e kanë përjetuar direkt stresin.
"Ekziston një literaturë e tërë që shpjegon se si stresi mund të transferohet, dhe studimi ynë tregon se si truri ndryshohet nga transferimi i stresit." thekson Dr. Toni-Li Sterli, i cili udhëhoqi studimin."Ky konkluzion erdhi nga një studim i një çifti minjsh.
Njëri prej minjve u ekspozua ndaj një stresi të ashpër përpara se të kthehej sërish tek partneri.
Rezultatet treguan se të dy minjtë shfaqën ndryshime të njëjta në rrjetet kritike të trurit.
Prof. Zhajde Bains, pjesëmarrës në studim, sqarojë:
"Ajo se çfarë po nisim të mendojmë është nëse, përvojat e njerëzve të tjerë apo streset e tyre mund të na ndryshojnë në një mënyrë që nuk e kuptojmë plotësisht.
Studimi tregojë gjithashtu se trajtat që ne i mendonim eksuzivisht si njerëzore, në fakt janë trajta të ruajtura evolucionare biologjike."
Stresi bëri që miju të çlirojë një sinjal kimik në formën e feromoneve, për të paralajmëruar partnerin e tij.
Ndërveprimet sociale - me minjtë e tjerë - bënë që miju femër të rikuperojë neuronet e prekura nga stresi në masën 50%.
Ndërveprimet sociliale nuk e ndihmuan mijun mashkull.
Prof. Bains tha:
"Nëse disa nga efektet e stresit zhduken me anë të ndërveprimeve shoqërore, kjo dobiprurje është e limituar vetëm tek femrat, dhe kjo mund të na japë disa pipëpamje se si mund të ndërtojmë trajtime të personalizuara për trajtimin e çrregullimeve nga stresi tek njerëzit."/Oculus News