- Rreth 1% e popullsisë së botës janë psikopatë.
- Kjo do të thotë se gjasat që gjithsecili nga ne të ketë një mik psikopat në Facebook, janë të mëdha
- Studime të fundit janë fokusuar se si sillen në mediat shoqërore njerëzit që karakterizohen nga personaliti i errët "tetradë" (narcisizmi, makjavelizmi, psikopatia dhe sadizmi.Psikopatët janë dominues dhe shumë aktiv në rrjetet sociale. Sutdimet tregojnë se njerëzit që karakterizohen nga personaliti i errët "tetradë", janë më të prirur të thonë se postimet provokuese janë aktiviteti i tyre më i preferuar në Facebook.
Studimet tregojnë gjihtashtu se meshkujt janë më të prirur se femrat që të jenë agresiv në rrjetet sociale.
Rreth 1% e popullsisë globale janë psikopatë, kjo do të thotë se ka shumë mundësi që njerëzit që kanë disa qindra miq në facebook të kenë të paktën një mik psikopat, shkruan Business Insider.
Një psikopat mund të përdorë anonimitetin si maskë për të përmbushur tenkdencat psikopatike, ndërsa nga ana tjetër bën jetë normale në realitet. Por kjo është e vështirë të bëhet me një profil personal në fecebook. Pra, si mund të përcaktojmë nëse dikush është psikopat?
Ekzistojnë disa shenja të dukshme të psikopatisë, si p.sh., personit nuk i intereson nëse ka postuar përmbajtje provokative apo lënduese. Psikopatët karakterizohen nga ajo që njihet si "rezistenca ndaj kaosit," që do të thotë se nuk lëndohen apo u bën përshtypje drama. Në fakt, ata orvaten vazhdimisht dhe kënaqen kur u shkaktojnë njerëzve shqetësime dhe stres.
Por ekzistojnë të tjera shenja të nënkuptuara për të pikasur nëse dikush është psikopat. Sipas një studimi me rreth 6,724 pjesëmarrës të publikuar së fundi, njerëzit që shënuan rezultate të larta në testet e psikopatisë, shkruanin shpesh poste që lidhen me nevojat dhe kënaqësitë e tyre personale. Janë gjithashtu më shumë të prirur të postojnë më tepër poste që lidhen me autoritetin dhe politikën.
Autorët e studimit ofruan dy shpjegime në lidhje me fokusin tek politika.
"Një shpjegim është se psikopatët joshen nga temat politike, sepse këto tema lidhen me fuqinë, autoritetin dhe konfliktin," shkruajnë autorët.
"Për më tepër, këto tema në mediat sociale nxisin konflikte dhe mund të gjenerojnë sjellje agresive, ku psikopatët janë gjithmonë të gatshëm të përfshihen."
Shpegimi i dytë është se në mediat sociale ekziston nivel i lartë i materialeve politike nxitëse, të cilat bëjnë që psikopatët të dalin në pah.
Për shembull, keni ndonjë mik që poston vazhdimisht materiale politike provokative, edhe nëse marrin gjithmonë reagime të ashpra nga të tjerët? Mund të marrin kënaqësi nga antagonizmi i njerëzve. Mund të mos e kuptojnë çfarë po postojnë, por kënaqen shumë me kaosin që shkaktojnë.
Shenja e tretë e njerëzve që karakterizohen nga personaliti i errët "tetradë", është se "makjavelistat" përdorin poste të shkurtëra me fjali të shkurtëra. Një teori mbi këtë mund të jetë sepse, e bëjnë këtë për të pasur më shumë kontroll mbi atë se si shihen nga të tjerët.
Një studim tjetër, i shihte sjelljet makjaveliste të lidhura me cinizmin, shkëputjen emocionale dhe dëshirën për të manipuluar njerëzit.
Rezultatet treguan se meshkujt dhe femrat makjaveliste u angazhonin në nivel të lartë të promovimit të vetvetes, të monitorimit të vetvetes, agresionit dhe mashtrimit në Facebook. Femrat ishin më agresive ndaj miqve, dhe meshkujt ishin të prirur të flisnin e ta mburrnin më shumë veten.
Një shembull i agresivitetit që studiuesit gjetën, ishte kur një mik poston në statusin e mikut të mikut të tij për të kritikuar opinionin e tij. Një shembull tjetër është kur një kushëri më i madh në moshë komenton në një nga postet e tua, në një mënyrë që lë të kuptohet se në një farë mënyre je injorant.
Asnjë nga këto shenja nuk mund të merren e mirëqenë se dikush është vërtetë 100% psikopat apo narcisist. Por nëse keni dyshime kur dikush është manipulues apo po ju manipulon, mund të hetoni në shenja të tjera për ta konfirmuar diçka të tillë./Oculus News