Ndërsa mbërritëm në vitin 2018, është normale të reflektojmë se si e kaluam vitin 2017. Por përbën problem fakti kur vendosim të jetojmë sërish në vitin 2017.
Një fillim i ri është shumë i frikshëm, pasi nuk dijmë surprizat që mbart, në këtë mënyrë vazhdoni të jetoni në vitinn 2017, sepse nuk ekzistojnë surprizat dhe i dini të gjitha. Por nëse vazhdoni të qëndroni në vitin 2017, ka shumë mundësi që e ardhmja juaj të precipitojë drejt katastrofikes.
Për disa njerëz, 2017 ishte një vit aq i mirë, sa që nuk mund apo nuk "duan" ta lënë "të ikë" dhe nuk arrijnë të fokusohen tek 2018. Për shembull, keni fituar një shpërblim si punonjësi më i mirë në vitin 2017, dhe vazhdoni akoma të flisni vazhdimisht për këtë gjë.Shumica e njerëzve që jetojnë akoma në vitin 2017, e bëjnë për shkak se nuk janë në gjendje apo nuk duan të reflektonë, ja 5 shenjat që po jetoni akoma në vitin 2017:
Keni frikë për çfarë mund të përmbajë viti i ri
Viti i ri vjen me shumë pasiguri dhe është e lehtë të frikësohesh nga surprizat që mund të përmbajë. Ndërsa njerëzit kanë frikë nga pasiguritë e vitit 2018, vazhdojnë të jetojnë në vitin 2017, me të cilin janë mësuar.
Besoni se nuk mund të arrini kurrë atë që arritët në 2017
Ekzistojnë kaq shumë përvoja dhe arritje për ju në vitin 2017, sa vështirë të duken të vërteta, kështu që e keni të vështirë që të pushoni së rijetuari këtë përvojë. Në vend që të merreni me mundësitë e reja të 2018, ju vazhdoni të jetoni sërish në vitin 2017.
Të reflektuarit mbi vitin 2017 ju bën të ndiheni të mërzitur dhe depresionuar
Ndërsa reflektoni mbi 2017, pushtoheni nga mërzia dhe depresioni, atëherë jeni të ngërthyer sërish në vitin 2017. Fakti që 2017 ishte i keq, duhet të nxisë që të merrni më të mirën nga viti i ri dhe ta harroni vitin e kaluar.
Kur krahasoni vitin e ri me 2017
207-ta mund të ketë shkuar në një mënyrë të caktuar për ju, por kjo nuk do të thotë se viti i ri do të shkojë në të njëjtën mënyrë. Duke e krahasuar vazhdimisht vitin 2017 me vitin e ri, kjo është një shenjë që tregon se jeni duke jetuar akoma në vitin 2017, sepse jeni në pritje që të ndodhin sërish të njëjtat gjëra.
Keni frikë nga ndryshimi
Mund tu ndjenit shumë rehat kur ishit në 2017, por tani 2018 po vjen me ndryshimet e tij, që do të thotë se duhet të bëni ndryshime dhe ta braktisni zonën tuaj të rehatisë. Kur keni frikë nga ndryshimet që viti i ri mund të sjellë, kjo është një shenjë që tregon se keni ngecur akoma në vitin 2017./Oculus News
Tags
psikologji