"Kam ngelur akoma tek ideja e romancës, e ëndërrimtares; dua që praktikisht të bie në dashuri me një mashkull, dhe pastaj të martohem me të" - Ottilie Weber tek "Lidhjet Familjare".
Dashi - bie me cilindo mashkull të mirë dhe simpatikTë gjithë e dimë se sa atraktive dhe zemërmirë jeni. Ju bini në dashuri me meshkujt simpatik dhe zemërmirë. Sidoqoftë, këta lloj meshkujsh kërkojnë vëmendjen dhe energjitë tuaja, të cilat nuk keni mundësi t'i jepni gjithmonë. Është mirë të jeni të qartë për këtë.
Demi - bie me meshkujt e vendosur dhe pasionant
Si kokëfortë dhe të vendosura që jeni, ju bieni në dashuri me të njëjtët meshkuj. Por bëni kujdes me brirët. Asnjëri nga ju nuk dëshiron të bëjë kompromise.
Binjakët - bie me meshkujt karizmatik dhe aventurierë
Bieni në dashuri me meshkujt e "egër" siç jeni edhe vetë. E shijoni ndërmarrjen e rreziqeve dhe të konsumuarit për ata meshkuj karizmatik dhe aventurierë si ju. Por kujdesuni të mos ia "kaloni" me inteligjencë sepse nëse kjo ndodh, çdo gjë mund të përfundojë.
Gaforrja - bie me meshkujt që garantojnë qëndueshmëri emocionale
Si shpirt i ndjeshëm që jeni, ju bini në dashuri gjithmonë me mashkullin që i kupton emocionet tuaja dhe ka personalitet të fortë. Meshkujt gjysmë "kafshë" nuk janë për ju. Madje dashuroni meshkujt që e shijojnë të shpenzuarit e kohës në shtëpi.
Luani - bie me meshkujt kreativ dhe inteligjent
Nuk mund të jetoni pa magji dhe shfaqje. Bini në dashuri me meshkujt super inteligjent dhe kreativ por nuk duhet t'ju konkurojnë. Dëshironi dikë që të shtojë pozitivitet me dashurinë dhe zgjuarsinë e tij.
Virgjëresha - bie në dashuri me mbretin e dramës artistike
Dëshironi gjithmonë të mbështesni personin që dashuroni dhe bini në dashuri me mashkullin që mund të ndihmoni. Por bëni kujdes që të mos ju bëjë asistente personale, por gjysmën tjetër më të mirë sepse e meritoni diçka të tillë.
Peshorja - bie me mashkullin magjepsës dhe me besim në vetvete
Bini në dashuri me mashkullin sharmant, inteligjent dhe me besim në vetete. Por ka mundësi që energjia e shumtë e shpirtit të tij mund t'ju pushtojë dhe dërrmojë.
Akrepi - bie me mashkullin që do i qëndrojë pranë pavarësisht gjithçkaje
Plot pasion, por shpesh mund të karakterizoheni nga humori i ndryshueshëm. Bini me mashkullin që mund ta përballojë intensitetin tuaj dhe të jetë pranë jush gjithmonë. Nëse nuk do jetë pranë, atëherë nuk ja vlen më për ju.
Shigjetari - bie në dashuri me meshkujt inteligjent dhe mendjehapur
Shpirti juaj aventurier bie në dashuri me mashkullin inteligjent dhe mendjehapur, i cili do jetë shoqëruesi më i mirë i juaji në aventurat që do ndërmerrni.
Bricjapi - bie me mashkullin besnik, të dhembshur dhe mbështetës
Punoni shumë, jeni të ndershme dhe pavarura. Kështu që bini në dashuri me mashkullin që ju mbështet, i cili është i ndershëm dhe mjaftueshëm i ngrohtë të shkrihet me ju.
Ujori - bie në dashuri me mashkullin artist, të patrembur, që ka një sens të fortë të vetvetes
Shoqëroheni me çdo njeri dhe jeni të admirueshëm por kur vjen puna për të zgjedhur, ju bini në dashuri me mashkullin artist i cili nuk ka frikë, si ju, dhe në të njëjtën kohë e njeh mirë veten. Josheni nga një mashkull me besim në vetvete që mund t'ju pranojë.
Peshqit - bie në dashuri me mashkullin kreativ dhe pragmatist
Pavarësisht se sa ëndërrimtare jeni, ju josheni gjithmonë nga mashkulli praktik që ju ofron stabilitet. Por edhe ai duhet ta kuptojë kreativitetin. Ngurtësia e shumtë mund të bëjë të ndiheni si në burg. /Oculus News