Martesa është një zotim i shenjtë angazhimi. Supozohet të jetë e qëndrueshme dhe që zgjat pafundësisht.
Mund të jetë një premtim i guximshëm i bërë nga njerëzit që janë në dijeni se kanë gjetur shpirtin binjak. Gjithsesi, për disa njerëz, partneri ideal bashkëshortorë paraqitet në formën e qenies humane. Por për të tjerë, partneri i ëndërrave është thejshtë një objekt pa shpirtë.
Karol Santa FeKarol Santa Fe ishte vetëm 9 vjeç kur takojë dashurinë e jetës së saj. Pas 36 vjetësh adhurimi, Karol u martua me "gruan, Daidra," në vitin 2015. Daidra është një stacion treni në San Diego, i quajtur "Santa Fe Depot".
Karol udhëton çdo ditë 45 minuta duke i kushtuar kështu kohë gruas. Thotë se kryen marrëdhënje seksuale mendërisht me Daidran. Një stacion i caktuar, i dhuron intimitet Karlolit, ku ajo prek gruan e saj dhe ndjen sikur po ngërthehet the puthet nga ajo. E pranon që zgjohet seksualisht kur boritë e trenit bien. Thotë se Daidra është romantike dhe dashuria e jetës së saj.
Sal 9000
"Love Plus" është një lojë që simulon një lidhje dashurie. Qëllimi i lojës është ndërtimi i një marrëdhënjeje me një nga tre femrat "avatar". Lojtarët duhet të joshin femrën virtuale duke i blerë asaj dhurata dhe të dalin në takime me të, dhe "avatari" reagon bazuar në mënyrën se si meshkujt sillen.
Një mashkull japonez i quajtur "Sal 9000" ndërtojë një marrëdhënje virtuale me Nene Anegasaki, një nga avataret e "Love Plus". Pasi u "lidhën" dhe vazhdonin të dilnin për tre muaj rresht, Sali vendosi të ndërmarrë hapin e rradhës, kështu që u martua me të në vitin 2009.
Ai thotë se femra avatar Nene, është më e mirë se vajzat njerëzore sepse nuk nevrikoset lehtë. Kur Nene mërzitet me Sal, ajo e fal menjëherë atë. Sal thotë se që nga dita që njohu Nene, nuk ndjen nevojën e një femre-njeri.
Një autor që analizojë internetin dhe "dehjen" pas lojërave, thotë se nuk ndjehet i shqetësuar për shëndetin e Sal. Komunikon shumë mirë me njerëzit në jetën e vërtetë, kështu që martesa e tij me një karakter të një loje nuk tregon shenjë që kemi të bëjmë me një njeri me probleme ekstreme.
Xhodi Roz
Ura e djallit (Le Pont du Diable) ndodhet në jug të Francës. Harku i gurtë i urës u ndërtua në shekullin e XIV. Kjo strukturë mund të ketë dëshmuar shumë ngjarje gjatë historisë së ekzistencës së saj, por e çuditshmja ndodhi në vitin 2013. Një ceremoni martesore e bekuar nga kryebashkiaku, ku morën pjesë 14 persona; Xhodi u martua me urën e djallit.
Ajo u takua me këtë urë gjatë një udhëtimi të saj në shumë ura të botës. Po punonte mbi një projekt të quajtur "Nuset që Këndojnë", ku ajo inçizojë vibracionet e kabllove të urës dhe i përdori për të krijuar muzikë.
Ajo e dashuron burrin e saj për shumë arsye. Thotë se ura e bën të lidhur me tokën. E përshkruan si diçka të "fiksuar, qëndrueshme dhe rrënjosur në tokë." E vlerëson faktin se si partneri i saj gjeneron për të një vend të sigurtë për të pushuar, dhe se asnjëherë nuk mundohet ta ndalojë kur ajo është gati për t'u larguar.
Çang His-Hsun
Gruaja e parë e Çangut, Cai, u vetëvra. Kjo ndodhi për shkak se familja e tij e kundërshtoi martesën, dhe si rezultat Cai kreu vetëvrasje. Çangu u rimartua sërish, por ishte në dijeni të faktit se gruaja e tij e parë nuk prehej në paqe. Në vitin 1999, 20 vjetë pas vdekjes së Cai, Çangu u martua me kukullën "barbi", në mënyrë që të qetësojë shpirtin e gruas së tij.
Ceremonia e dasmës u krye në një tempull budist pranë shtëpisë së tij. Barbi u paraqit me fustanin e nusërisë dhe kishte vendosur varësen e florinjtë, që i përkiste Cait. Familja e Çangut i dha atij bekimet më të mira, duke kërkuar ndjesë për mosaprovimin e martesës së parë.
Pas ceremonisë, Çangu u kthye në shtëpi me gruan e re "barbi", dhe një urnë që përmante hirin e Cait. Derisa Çangu u martua me shpirtin e Cait, ajo konsiderohet tani një anëtare e familjes.
Martesat shpirtërore që përdorin një objekt për të përfaqësuar të vdekurit janë të zakonshme në kulturën kineze, por të zgjedhurit e një kukulle për të përfaqësuar gruan e vdekur, kjo përbën një përjashtim./Oculus News
Tags
E çuditshme