Dashuria e Pashpërblyer është gjëja më e mirë që ndodh në jetë, ja përse

Dashura e Pashpërblyer është gjëja më e mirë që ndodh në jetë, ja përse

 Dashuria e pashpërblyer etiketohet shpesh si diçka frustruese dhe ekstremisht e vështirë për t'u besuar. Njerëzit kanë frikë nga ky fenomen duke e konsideruer tejet të dhimbshëm. Madje këtu është me vlerë të bëhet një analizë dhe përkufizim profesional: dashuria e pashpërblyer është dashuri jo reciproke që shkakton dëshirën e zjarrtë për dashurinë e plotë.

Në fakt ndjenja është shumë e dhimbshme dhe zbrazëse në shumë raste. Por ekzistojnë sërish gjëra shumë të mira që e bëjnë dashurinë e pashpërblyer tejet të vlefshme. Në vijim po mundohemi të shpjegojmë se përse kjo dashuri është nga gjërat më të mira që mund të na ndodhë në jetë.

Asgjë nuk është tërësisht e zezë ose e bardhë në jetë. Çdo gjë, person apo ngjarje ka dy anë që kontrastojnë. Sipas ekspertëve të psikologjisë, karateri i dyanshëm i dashurisë së pashpërblyer është i vështirë për t'u kuptuar për shumicën e njerëzve dhe ndaj është me rëndësi të mësohen aspektet pozitive të saj.

Dashura e pashpërblyer është gjithashtu, dashuri

Megjithëse mund të mendoni se dashuria e vërtetë mund të shkojë në dy anë, është gjithashtu fakt se dashuria e pashpërblyer nuk është as më shumë e as më pak se, dashuri. Të përjetuarit e këtij emocioni do të thotë të mësosh se si ndihesh kur kujdesesh dhe mendon për një person gjatë gjithë ditës. Do kaloni përmes të njëjtave emocione, tamam si çdo njeri tjetër që dashuron dikë, pavarësisht rezultatit.

Kjo është ekzaktësisht kuptimi i dashurisë - ndonjëherë ndihesh mirë dhe ndonjëherë keq. Është një emocion i lidhur me marrëdhënejt e lumtura dhe të palumtura. Por në çdo rast, duhet ta shijosh ndjenjën dhe ta lësh të të udhëheqë në këtë stad të jetës.

Fillojmë të mësojmë që të dashurojmë pa kushte

Megjithëse e dhimbshme, dashuria e pashpërblyer do bëjë të mësoni se si të dashuroni dikë dhe t'i uroni këtij personi lumturi, edhe kur ndjenjat nuk janë reciproke. Mësoni të dashuroni pa kushte. Është niveli më i lartë i dashurisë - të dashurosh dikë pa kërkuar diçka mbrapsht. Një bujari e tillë duket e çmendur për shumicën e njerëzve, por për ata që kanë provuar dashurinë e vërtetë, kjo nuk përbën sekret.

Me këtë gjendje mendore, fillojmë të rritemi mendërisht e mësojmë të pranojmë edhe disfatat më të hidhura si pjesë të personalitetit. Është e ngjashme me "Kintsugi", arti japonez i ngjitjes së qeramikës së thyer me llak të përzier me pluhur floriri apo argjëndi. Morali i kësaj teknike është se e konsideron thyerjen dhe riparimin si diçka jo të keqe dhe të turpshme, por si një pjesë natyrale të jetëgjatësisë së objektit. Kështu duhet trajtuar edhe dashuria e pashpërblyer.

Na bën më kreativ

Kur dashurojmë dikë, marrim një valë energjie dhe pasioni që zgjon kreativitin. Ndaj një sërë veprash botërore janë krijuar nën ndikimin e dashurisë së pashpërblyer. Asnjëri nuk mund ta shpjegojë më mirë se sa filozofi i shquar i antikikitetit, Aeskili: "Mençuria vjen përmes vuajtjeve."

Duhet të shfrytëzojmë këtë ndjesi për të bërë hapa të rinj në jetë. Pavarësisht çfarë bëjmë, mund ta përdorim frymëzimin për të përmirësuar veten qoftë privatisht apo profesionalisht. Për shembull, dashuria e pashpërblyer mund të ndikojë që t'i kushtojmë më shumë rëndësi punës, duke rritur kështu produktivitetin. Kapuni pas kësaj mundësie, pasi mund t'ju ndihmojë të rrisni në maksimum potencialet.

Fillojmë të bëhemi më të durueshëm

Njerëzit që kalojnë përmes përvojës së dashurisë së pashpërblyer bëhen më të durueshëm. Mësojnë se asgjë nuk mund të bëhet, nëse nuk është e thënë për tu bërë. Mësojmë se nuk mund të bëjmë që gjërat të ndodhin me forcë sipas dëshirës, kështu që më mirë qëndrojmë dhe mësojmë se si t'i shohim gjërat nga një këndvështrim më i gjërë.

Dashuria është çështje e dëshirës së lirë dhe nuk duhet të përpiqeni të ndryshoni apo të bindni dikë se ju jeni personi perfekt. Sipas psikoterapistëve, duhet kohë e gjatë për të pranuar faktin që mënyra se si ndihemi për dashurinë e pashpërblyer është legjitime dhe se nënkuptimi këtu është se nuk i përkisni personit me të cilin jemi dashuruar. Pra nga këtu buron durimi.

Dashuria e pashpërblyer rrit vetbesimin për një perjudhë të gjatë kohore

Sapo të ketë përfunduar perjudha e të ndjerit të hidhëruar me veten, do fillojmë të kuptojmë se jeta jonë nuk ka mbaruar dhe se mund të bëjmë më mirë. Do mësojmë të vlerësojmë se cilët jemi dhe të pushojmë së përshtaturi ndaj gjithçkaje dhe gjithkujt. Praktikisht dashuria e pakushtëzuar na mëson të rrisim nivelin e vetbesimit në terma afatgjatë.

Shijojeni faktin e të qënit si një zog i lirë

Pas gjithë këtyre ndjenjave dhe emocioneve të dhimbshme, do vini në një pikë ku do ndiheni gati për fillimin e rradhës. Do filloni t'i kushtoni vëmendje njerëzve dhe ngjarjeve rreth jush. Do jetë kënaqësi dhe rifreskim kur të hapni sërish sytë për të parë dhe argëtuar.

Do shiheni më shpesh me miqtë dhe madje mund të keni një lidhje të shpejtë. Do i shtojë eksitim jetës, do ndryshojë rutinën dhe ritmin ditorë. Prandaj duhet ta shijoni faktin e të qenit të lirë sërish.

Konkluzione

Megjithëse sjell dhimbje dhe frustrim, dashuria e pashpërblyer nuk është aq e keqe sa mund të mendohet. Duke ngërthyer këtë ndjenjë, mund të mësoni një sërë gjërash rreth marrëdhënjeve ndërpersonale, njerëzve rreth jush dhe më e rëndësishmja - për veten. Prandaj nuk duhet të kemi frikë. Nëse po përjetoni dashurinë e pashpërblyer, përpiquni ta përqafoni si diçka me vlerë që do të pasurojë personalitetin tuaj. Do t'ju bëjë një version më të lumtur dhe më të mirë të vetes suaj./Oculus News

Previous Post Next Post