Sjelljet që meshkujt shfaqin kur janë me Dashurinë e Vërtetë

Sjelljet që meshkujt shfaqin kur janë me Dashurinë e Vërtetë

 Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë në mënyra të ndryshme. Pavarësisht meshkujve që janë tejet të ndjeshëm, kjo e vërtetë është thuajse universale.

E vërteta është se meshkujt dhe femrat mendojnë ndryshe. Përgjithësisht femrat janë të prirura të jemë më të ndjeshme, diçka që i pengon meshkujt.

Nga ana tjetër, meshkujt shfaqin një sërë sjelljesh që demonstrojnë dashurinë e tyre të vërtetë për një femër.

1. Ju dëgjon me vëmendje

Në përgjithësi femrat janë dëgjuese më të mira se meshkujt. Madje disa meshkujt kanë aftësi tejet mizore të të dëgjuarit.

Gjëja interesante këtu është se meshkujt do të fokusohen me qëllim mbi gjërat që u interesojnë. Kështu që kur një mashkull jo vetëm që ju dëgjon, por gjithashtu ju kushton vëmendje dhe përgjigjet në mënyrë inteligjente, do të thotë se ka rënë në dashuri me ju.

2. Nuk ka frikë të bëjë sakrifica për ju

Të sakrifikuarit është tejet e lehtë kur bëhet fjalë për një person që dashurojmë. Në fakt kur meshkujt janë të dashuruar, ndihen tmerrësisht keq kur mendojnë se femra e tyre nuk është e lumtur.

Kështu që të sakrifikuarit për lumturinë tuaj, është një mënyrë që një mashkull demonstron dashurinë e tij. Ai ju vendos gjithmonë ju përpara, edhe nëse do të duhet të ndryshojë planet e tij.

3. Tregon vulnerabilitet

Meshkujt janë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për të  shfaqur ndonjë sjellje e cila mund të perceptohet nga të tjerët si dobësi. Por kur vjen puna në dashuri, atyre nuk u intereson.

Kur jemi në dashuri, jemi të lehtësuar edhe kur ndihemi apo veprojmë me vulnerabilitet.

4. Ju pëlqen se si dukeni edhe në ditët më të këqija tuaja

Kujtoheni se sa shumë jeni përpjekur për t'u dukur bukur në fazat e para të dashurisë? Sigurisht. Të gjithë duam të dukemi dhe ndjehemi mirë kur takojmë një partner potencial.

Ndërsa shpenzojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin, ndërtohet një lloj rehatie dhe nevoja për të impresionuar parnerin bie në mënyrë të shpejt. Jemi të çliruar kur bredhim me pizhama nëpër shtëpi.

Kur një mashkull dashuron dikë, do mendojë se femra e dij duket gjithmonë bukur, pavarësisht situatave.

5. Është krenarë për ju, dhe nuk ka frikë ta demonstrojë

Në dashuri, një burrë i vërtetë nuk ka turp të tregojë se sa krenar është për ju

Qoftë kur je nënë e përkryer, një punëtore e madhe apo kur arrin qëllimet e tua, mund të sigurohesh se përpjekjet tuaja nuk do shkojnë pa u vënë re.

6. Trajton familjen dhe miqtë tuaj me respekt

Aryeja është e thjeshtë, pasi ju i doni shumë familjen dhe miqtë, kështu që gjëja e fundit që do të donte mashkulli i dashuruar me ju, do ishte të lëndonte ndjenjat tuaja.

7. Lufton për ju dhe për ju

Nëse një mashkull ju dashuron dhe është i interesuar emocionalisht në marrëdhënje, do nisë të luftojë për të mos ju "humbur"; edhe nëse kjo do të thotë të luftuarit përkrah femrës që dashuron.

Përse? Sepse ju dashuron, dhe kërcënimi më i vogël në marrëdhënje, është si një grusht në stomakun e tij./Oculus News
Previous Post Next Post