Robotët po marrin gjithnjë e më shumë vendet tona të punës. Fabrikat po bëhen të automatizuara, kamionët po bëhen "autopilot" dhe dronët po mbushin qiejt. Disa punë që mund të pranojmë të bëjmë në ardhmen, mund të mos zgjasin shumë.
Në fakt nuk janë vetëm punëtorët e fabrikave që po zëvendësohen nga robotët, por po nis të zëvëndesohet çdo gjë, që nga punët kreative e tek ato personale.
1. Ndërtimi i robotëveNdonjëherë duket se e vetmja punë e mbetur për njerëzit në të ardhmen do jetë ajo e bërjes së robotëve të rinj.
Në japoni në fakt ekziston tashmë një fabrikë robotësh që ndërton robotë të tjerë. Mekanizmi punon pa mbikqyrjen e njerëzve për 24 orë në ditë, duke bërë robotë të rinj. Kjo fabrikë ndërton rreth 50 robotë çdo ditë.
Ndërsa studiuesit e universitetit të kembrixhit kanë krijuar një robot që jo vetëm mund të ndërtojë robotë të tjerë, por mundet gjithashtu t'i analizojë ato duke zhvilluar dizenjimin e tyre.
2. Shkrimtari
Besojeni apo jo, por një sërë librash letërsie janë shkruatur nga kompjuterët - madje njëri është listuar për të fituar çmim.
Një nga librat e parë shkruar nga një robot është një novelë ruse e quajtur "Dashuri e Vërtetë", dhe në Rusi ka qenë një ndër novelat më të shitura të vitit. Të njëjtën gjë kanë bërë së fundi edhe në Japoni.
Një programues e pajis kompjuterin me disa tema, disa karaktere dhe një libër për t'u përdorur si inspirim stilistik duke mundësuar kështu përpunimin e një historie të tërë nga hiçi.
3. Kompozitori muzikës
Kënga e sukseshme e radhës mund të shkruhet nga një robot. Studiuesit në "Xheorxhia Tek" kanë krijuar një robot të quajtur Shimon, i cili mund të kompozojë e të luajë muzikën e tij.
Është një robot me katër krahë i cili dëgjon muzikë dhe e përdor si inspirim për të shkruajtur këngë sipas vetes së saj. Roboti përdor sisteme të thella neurale mësimi për të dekoduar stile të ndryshme muzike, analizon modelet dhe më pas i merr si inspirim për të kompozuar muzikë origjinale.
4. Përfaqësuesit e shitjeve
Disa biznese i kanë kompjuterizuar menutë apo përdorin një robot për të kontaktuar klientët, por një kompani e sigurisë shëndetësore ka shkuar pak më larg. Kompania Premier Health Agency me bazë në SHBA ka realizuar një robot i cili mundëson lidhjen me një njeri, kur klienti e kërkon një gjë të tillë.
5. Kritiku ushqimeve
Kur ish kryeministri i Tajlandës, Yingluck Shinawatra ushqehej me ushqime të lira ndërsa kryente vizitat e tij nëpër botë dhe nuk ndjehej mirë, kërkoi që të bëhej diçka. Thirri qeverinë për një mbledhje urgjente: kishin nevojë për një robot.
Qeveria thirri krijuesit e "e-Delicious", një projekt sekret që po zhvillohej prej kohësh me synimin për të krijuar një kritik ushqimi.
"e-Delicious" është i programuar për të vlerësuar shkencërisht çdo lloj ushqimi. Vlerëson përbërjen kimike të ushqimit, e krahason me atë ushqim të cilin qeveria tajlandeze e konsideron ideale, dhe më pas gjeneron një rezultat matematikorë./Oculus News
Tags
Teknologji