Pjesët e trupit janë të lidhura në një mënyrë që vështirë të imagjinohet. Për shembull, e dinit që gjatësia e gishtit tregues mund të zbulojë madhësinë e penisit? Të gjitha lidhjet mund të duken të çuditshme, por do habiteni me saktësinë e tyre:
Çfarë thotë zëri për gjatësinë
Studimet e fundit nga universiteti i Uashingtonit gjetën se dëgjuesit mund të përcaktojnë me saktësi moshën mesatare të një folësi vetëm duke dëgjuar zërin. Kjo lidhet me rezonancën "subglottal", një tingull i prodhuar nga mushkëritë që ulet progresivisht me gjatësinë.
Çfarë thonë sytë për trurin
Enët e vogla të gjakut prapa syve tregojnë se sa tru të shëndetshëm kemi, sipas një raporti të fundit në Psychological Science. Studiuesit gjetën që njerëzit me vena më të gjera rezultuan me nivel të ulët të inteligjencës në moshë të mesme.
Çfarë thotë lëkura për presionin e gjakut
Rrudhat nuk janë vetëm një shenjë plakjeje - mundet gjithashtu të nxisin probleme shëndetësore, sipas një studimi në revistën "Gerontology". Kur studiuesit i ndanë njerëzit në grupe bazuar në riskun e sëmundjes së zemrës dhe analizuan "rininë" e lëkurës, ata me më pak rrudha kishin presion më të ulët të gjakut dhe risk më të ulët për sëmundje të zemrës.
Çfarë thonë duart për penisin
Meshkujt që e kanë më të shkurtër gishtin tregues se gishti i unazës, janë të prirur të kenë penis më të gjatë, sipas një studimi korean në vitin 2011. Kjo për shkak të lidhjes së testosteronit me gjatësinë e gishtërinjve.
Çfarë thonë gishtërinjtë për riskun ndaj kancerit
Sërish, nëse gishti tregues është më i shkurtër se ai i unazës, kjo lidhet me risk të ulët të prostatës, sipas British Journal of Cancer.
Çfarë thonë këmbët për ereksionin
Meshkujt që kanë të paktën 5 episode në muaj të "këmbëve nervoze"- e cila lidhet me dëshirën fortë për të lëvizur këmbët, kishin 50% më shumë të ngjarë që të zhvillonin probleme me ereksionin se meshkujt e tjerë. Kjo lidhet me nivelin e ulët të dopaminës.
Çfarë thonë dhëmbët për mendjen
Sipas një studimi të vitit 2013 revista "American Geriatrics" sugjeron se aftësia për të përtypur mund të parashikojë riskun e dementieas. Por gjithsesi nuk është për t'u shqetësuar, pasi studiuesit nuk e dinë nëse problemet mendore çojnë në përkujdesje të dobët të dhëmbëve dhe fuqisë më të ulët për të kafshuar, nëse problemet me përtypjen ndikojnë trurin apo thjeshtë është një lidhje e rrallë.
Çfarë thotë pulsi për zemrën
Fleksipiliteti i aortës mund të matet duke kontrolluar pulsin e gishtit, sipas një studimi në universitetin Iowa. Aorta është një paralajmërues i madh, kur është e ngurtë, kjo mund të rrisë riskun nga ataku kardiak.
Çfarë thotë gjumi për sytë
Njerëzit me çrregullime në frymëmarrje gjatë gjumit janë dy herë më të prirur të zhvillojnë galukomën - sëmundje e syrit që mund të çojë në verbëri brenda 5 viteve, sipas studiuesve në Tajvan. Kur nuk merrni frymë normalisht, humbja e oksigjenit nxit dëmtim të nervave optike, ose shkakton nivel jo normal të gazrave në gjak.
Çfarë thonë buzët për kujtesën
Një studim i universitetit të Kolumbias konkludoi pas një studimi të një grup personash të moshave 59 nga 79 vjeç, se personat që kishin rastisje më të shpeshtë të infeksioneve në buzë, si herpes apo simpleks 1 dhe 2, ishin më të prirur të kenë kujtesë të dobët./Oculus News
Tags
shendet