Mund të jeni vlerësuar me nota maksimale në shkollë. keni qenë studentë të shkëlqyer. Por jeni të sigurtë që kjo ju bën inteligjent?
Nuk ka dyshim për aftësitë tuaja akademike, dhe jeni bekuar me një mendje të aftë në shumë aspekte. Inteligjentë? Jeni të sigurtë për këtë?
Të qenit një ndër performuesit më të mirë në fushën e edukimit do të thotë se keni punuar shumë përgjatë viteve, por ekzistojnë disa diferenca të mëdha mes të qenit të zgjuar "duke lexuar libra" dhe demonstrimin e inteligjencës së vërtetë:1. Të diturit dhe të kuptuarit
"Çdo budalla mund ta dijë. Por kryesorja është që ta kuptosh." Albert Ajnshtajn
Ekziston një hendek i madh mes të diturit të diçkaje dhe të kuptuarit të saj në detaje. Dija është sipërfaqësore, mbështetet fort tek vëzhgimi dhe memoria. Por të kuptuarit kërkon thellësi; një natyrë kërkuese që kërkon të shpjegojë përsenë.
Zhvillimet nuk kanë lindur nga dija; kanë ardhur përmes kuriozitetit dhe kurajës së kapërcimit të besimeve duke shkuar drejt zbrazëtirës së errët të misterit. Do jetonim akoma nëpër shpella nëse të parët e njerëzimit nuk do të ekpsploronin dhe zgjeronin kapacitetet e tyre të natyrës kërkuese.
2. Të marrësh në konsideratë kontekstin
Një fakt është i pa dobishëm nëse është i izoluar. Derisa nuk jeni i aftë të shpjegosh se si një fakt lidhet me të gjitha "fijet" që çojnë në një kontekst më të madh, atëherë inteligjenca juaj është e limituar.
Le të themi që acidifikimi i detit ndikon në kapacitetet e koraleve për të formuar skeletet. Një vëzhgim interesant, pa dyshim, por jo dhe aq i dobishëm kur merret i izoluar. Derisa nuk e shihni në një kontekst më të gjerë dhe të shpjegoni se si kjo ndikon në lamirshmërinë e ekosistemit që mbështeten në habitatin e këtyre koraleve, atëhere fakti këtu është thuajse intekzistent.
Njerëzit inteligjent janë më në dijeni se si një copë informacioni lidhet me një panoramë më të madhe. I kuptojnë marrëdhënjet mes gjërave; nëse nuk i kuptojnë, do mundohen ta përfytyrojnë. Njerëzit e zgjuar të librave janë të prirur të mos shqetësohen aq shumë për gjërat që janë jashtë kufijve të fushës së ngushtë të tyre të mendimit.
3. Perspektiva emocionale
Padyshim që ekzistojnë një sërë njerëzish që argumentojnë bindshëm dhe e mbrojnë pikëpamjen e tyre shumë mirë ndaj një kundërshtari. Pavarësisht kësaj, në kohë të caktuara, kur jemi në një gjendje të caktuar emocionale, kjo shkakton hutim dhe bën që të mos argumentojnë me kapacitet të plotë.
Njerëzit vërtetë inteligjent mund t'i identifikojnë momentet e luhatjes emocionale dhe të veprojnë në përputje me to. Ndërsa njerëzit e limituar tek librat nuk janë shumë të aftë të bëjnë një gjë të tillë.
Por përse është e rëndësishme kjo? Është e rëndësishme sepse emocionet ndikojnë tek dijet. Thelbi në të tilla situata është ekujlibri. Kur gjendja e brendshme është e ekujlibruar, do jemi në gjendje ta përdorim dijen në mënyrën më të mirë të mundshme. Kur i anashkalojmë emocionet, dijet mund të percipitojnë në arrogancë dhe kokëfortësi - trajta këto që nga shumë njerëz konsiderohen negative.
Në një debat miqësorë, personi vërtetë inteligjent do jetë i aftë të ndjejë ngritjen e tensionit dhe do ta kanalozojë debatin në një mënyrë më diplomatike. Në mungesë të ndërgjegjes emocionale, debati mund të percipitonte lehtë në argumente urrejtjeje që nuk i shërbejnë asnjërës palë.
4. Të konsiderosh personin tjetër
Mund ta quajmë empati, teori të mendjes apo si të doni, aftësia e të kuptuarit të veprimeve tuaja, se si ndikojnë së jashtmi, kjo është diçka që nuk mësohet nëpër libra.
Pa këtë aspekt kyç të inteligjencës, do përfundonim në një idiot që ndjek pa reshtur kauzën e tij në kurriz të të tjerëve. Ky është ai tipi i personit që vepron dhe bën gjëra që mërzisin të tjerët, dhe nuk e kupton se përse njerëzit veprojnë në mënyrë të tillë.
5. Zbatimi
Njerëzit e librave i marrin gjërat shumë lehtë. Por mbi të gjitha, vetëm përmes veprimeve dhe zbatimit të njohurive mundet që dikush të arrijë diçka. Ky është ai çasti ku edhe akademikët më brilantë shpesh nuk janë të aftë.
Në këtë pikë këta preferojnë të qëndrojnë në stanjacion. Nuk kanë aftësitë praktike dhe emocionale që ta ngjisin veten lart në një korporatë; u mungon ambicia dhe vendosmëria për të farkëtuar rrugën e tyre të biznesit.
6. Të jesh i ndërgjegjshëm që nuk di asgjë
"Unë di një gjë, që nuk di asjgë," thotë Sokrati në një nga citimet e tij më të përmëndura. Kjo ide të çon në drejtim të copëzës së fundit të enigmës së inteligjencës së vërtetë. Pra e shihni, vetë inteligjenca e di që ka limitet e veta, prandaj, nëse pretendoni që jeni vërtetë inteligjent, duhet ta pranoni, që në thelb, nuk dini asgjë.
Ky koncept paradoksjal i Sokratit shpesh nuk kuptohet nga njerëzit e librave. Këtyre u duket qesharate ta mbushësh mendjen me copëza informacioni vetëm që më pas ta rrethosh veten me gjitha dyshimet e mundshme të një copëze informacioni. Prandaj është e rëndëshishme se si një person vërtetë inteligjent vepron kur refuzon detajimin e plotë të informacioneve për gjërat që pretendon se i kupton.
Njerëzit e librave qëndrojnë të vendosur tek dijet the mënyrën e tyre të të kuptuarit dhe e refuzojnë mundësinë që mund ta kenë gabim.
Pra ja ku jemi. Nëse duhet të vendosni nëse dikush është vërtetë inteligjent apo thjeshtë një i zgjuar sepse lexon libra, mund t'i referoheni këtyre pikave. Elementet janë të ndërlidhura në atë mënyrë që inteligjenca i kërkon të gjitha deri në një shkallë të caktuar për të bërë një përcaktim.
Tags
psikologji