15 Sekretet e Marifeteve Psikologjike që Ndryshojnë Jetën


1. Si mund të marr më shumë informacione për dikë?
I keni kërkuar dikujt diçka por ky person nuk është shumë i drejtpërdrejtë me përgjigjet e tij, thjeshtë shiheni në sy dhe qëndroni të qetë. Në këtë mënyrë, në shumicën e rasteve do bëni që personi tjetër të hapërdahet dhe të filloi të flasë më shumë për veten apo një çështje të caktuar.

2. Si mund të bëj që të kem besim tek vetja n[ çast?
Përgjigjja e shkurtër është që të keni sa më shumë hapësirë të mundeni me krahët dhe këmbët tuaja. Një shembull i mirë i kësaj është "qëndrimi prej të forti", si liderët e grupeve të rrokut për shembull. Kështu që pas disa minuntash, testosteroni dë qarkullojë në trupi dhe do të keni më shumë besim në vetvete.

3. Si ta di nëse dikush po më vëzhgon?
Shihni orën, bëni një gogësimë, kollituni apo bëni diçka të tillë. Ka shumë mundësi që nëse personi tjetër po ju vëzhgon, të bëjë të njëjtën gjë. Pra siç dihet, imitimi është forma më e sinqertë e lëvdatës.

4. Si të shpëtoj nga një situatë çuditëse?
Besoni se dikush që njihni do të shkojë në atë event shoqërorë apo takim biznesi ku do shkoni edhe ju, atëherë sigurohuni që të uleni prapa tij apo asaj. Në këtë mënyrë, personi do të mendohet dy herë përpara se të merret me ju.

5. Si të bëj që njerëzit të më pëlqejnë më shumë?
Kërkojini që t'ju bëjnë një nder. Vërtetë? Kaq ishte? Po, kjo është. Marifeti prapa kësaj është se nëse i kërkoni një nderë këtij personi, e bëni për shkak se e vlerësoni lart këtë person. Sigurisht që personi do ndihet i detyruar ta bëjë nderin sepse ju bëtë të ndihet mirë, duke e konsideruar të besueshëm dhe të vlefshëm.

6. Si të bind dikë që të bie dakord me mua?
Luani kokën ndërsa flisni. Është një veprim i nëndërgjegjshëm në drejtim të personit tjetër për të arritur marrëveshjen më të mundshme. Kjo mund të bëhet në të gjitha situatat, që nga kërkesa për rritje rroge e deri tek bisedad miljarda lekëshe.

8. Si të mbahem mend më shumë?
"Bëni një përshtypje të parë të mirë," kjo nuk është klishe. Është përshtypja e parë ajo që ka rëndësi sepse mbahet mend më shumë se pjesa tjetër. Marifeti këtu është të jesh i pari ose i fundit në çdo gjë, kur dëshiron të mbahesh mend për diçka.

9. Si mund ta përmirësoj jetën time?
E qeshura ndikon pozitivisht në jetën tonë dhe të të tjerëve. Qeshni, keni besim në vetvete dhe do ndiheni më mirë, dhe mund të tejçoni të njëjtën gjë tek të tjerët.

10. Si të bëj që të ndihem më i/e rëndësishëm?
Qëndroni drejtë dhe mjekërën lart. Njerëzit me qëndrime të mira trupore shihen si më të suksesshëm dhe komandues.

11. Si të ndërtoj besim dhe rehati me dikë?
Për këtë duhet të imitoni gjuhën e trupit të personit tjetër. Kujdes: mos e tejkaloni. Mbi të gjitha, shumë kripë ia ndryshon krejtësisht shijen ushqimit.

12. Si mund t'i mbajë të gjithë bashkë në një vend?
Nëse dikush apo disa persona po çohen dhe duan të largohen për diku dhe ju dëshironi të qëndroni, qëndroni të ulur. Shumica, nëse jo të gjithë personat që ndodhen aty, do ulen sërish.

13. Si të dukem miqësorë dhe besues?
Kjo bëhet kryesisht përmes kontaktit me sy. Nëse e bëni për hatër të mbajtjes së kontaktit me sy, mund të dukeni të ngathët, kështu që kushtojini vëmendje ngjyrës apo veçorive të syve të personit. Kjo i bën gjërat të duken më të natyrshme dhe krijon një lidhje të kënaqeshme me personin.

14. Si mund të diskutoj në një mënyrë më të suksesshme në biznes?
E keni dëgjuar shprehjen që "heshtja është flori". Shumica e njerëzve nuk e kanë qejf heshtjen dhe do ta thyenin me çdo mënyrë, qoftë edhe duke lëshuar pe. Heshtja është miku ytë!

15. Si të mbaj mend emrat e njerëzve?
Dikur ekzistonte një gjeneral në ushtrinë franceze që quhej Napolon Bonaparti. Napoloni ishte shumë i respektuar në ushtrinë franceze sepse mbante mend gjithë emrat e ushtarëve. Ai një ditë tha: "Kur takoni dikë, mundohuni që t'ja përsërisni emrin kur ta takoni herës tjetër." Bëhuni gjeneral i shoqërisë apo zyrës suaj. Bëhuni si Napolon Bonaparti./Oculus News
Previous Post Next Post