Po jetojmë në kohën e ironisë, ku pavarësisht se jemi më të "pastër" se kurrë dhe kemi në dispozicion një sërë produktesh për të zgjedhur, kemi një sërë problemesh me lëkurën, përfshirë alergjinë dhe mbindjeshmërinë. Në fakt lëkura e ndjeshme është kategoria me rritjen më të lartë në kozmetikë, dhe lëkura perfekte duket e paarritshme.
Ja katër çështjet kryesore që ndikojnë dramatikisht mikrobiomën e lëkurës dhe si të kujdesemi:
1. Shmangni përdorimin e sulfaktanteve të ashpra
Shkumëzimi i trupit me sulfaktante të ashptra mund të largojnë barrierën natyrale të lëkurës ndaj lagështirës dhe dhe këto produkte janë toksike për mikroorganizmat e lëkurës. Kjo çon në dëmtimin gradual të lëkurës.
2. Shmangni përdorimin e produkteve antibakteriale
Studimet e fundit tregojnë se produktet antibakteriale nuk janë të nevojshme të përdoren çdo ditë. Sapuni i thjeshtë dhe uji funksionojnë njëjtë. Mund të bëhet përjashtim për ambjente delikate si spitalet ku steriliteti është i domozdoshëm.
3. Shmangni deodorantët antidjershë
Këto deodorantë përmajnë agjentë antimikrobjal dhe bllokues të djersës për të luftuar erën e pakëndshme. Këto agjentë dëmtojë edhe bakteriet e mira të trupit, duke bërë që sa më shumë t'i përdorni, aq më shumë të keni nevojë për to. Një sistem i balancuar i ekosistemit të sqetullave nuk ka nevojë për deodorantë. Nga ana tjetër mund të përdorni produkte natyrore si uthulla e mollës apo limoni.
4. Shmanngni gargaret për larjen e gojës
Siç ka mikrobe fyti dhe lëkura jonë, po ashtu edhe goja. Shumë produkte për shpëlarjen e gojës me gargare përmbajnë alkool, dhe ky është shkaku i ndjenjës së djegjes. Dhe shumica e këtyre produkteve përmbajnë përbërës që vrasin bakteret si një mënyrë për të larguar frymëmarrjen e pakëndshme. Përdorni fill të mirë për dhëmbët dhe një furçe të mirë ndërsa i lani.
"Sa më pak, aq më mirë," ky është një ligj i mirë kur vjen puna për lëkurën. Gjeneratat përpara nesh nuk përdornin kaq shumë produkte për lëkurën dhe flokët. Shmangja apo reduktimi i këtyre produkteve, jo vetëm që do ju kursejë kohë dhe para, por do ndihmojë mikrobiomën e trupit dhe do keni një lëkurë më të bukur./Oculus News
Tags
lëkura