Ermir Cani është një i ri shqiptar i cili ka marrë pjesë gjallërisht në qytetin e tij të lindjes Peqin për të orientuar të rinjtë drejt aktiviteteve në shërbim të banorëve dhe shqiptarëve.
Si konceptues dhe themelues i shoqatës vullnetare rinore “Ideartë”, Ermiri bashkë me miqtë e grupit kanë organizuar aktivitete argëtuese për të rinjtë, bamirësi dhe ndihma për familjet e varfëra, si dhe ndihmesë për të pasuruar biblotekën e qytetit me libra.
Ermir Cani ka lindur në Peqin. Studimet e larta i ka ndjekur në Universitetin Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për Financë Kontabilitet. Në 2017 Ermir Cani fitoi bursën për të studuar për Financë në Poloni, në Universitetin Ekonomik të Krakow “University of Economics Cracow,” si pjesë e programit të shkëmbimit të studentëve “Erasmus”.
Ermiri tregon se është krenar për prejardhjen e tij shqiptare, dhe që po ndjek studimet në një nga universitetet më të vjetra të Polonisë, ku ka kryer studimet edhe poeti i njohur shqiptar, Ndre Mjeda.
“Një peshë të rëndësishme i kam lënë atdheut në çdo rast të nevojshëm nuk ngurroj të promovoj Shqipërinë pasi vij nga një familje patriotike. Jam nip i një patrioti i cili ka luftuar kundër çdo pushtuesi Ramazan Cani, Hero i Popullit dhe Mësues i Popullit, emrin e se cilit mban një rrugë në Peqin dhe është nderuar nga Kongresi Amerikan,” tha Ermir Cani.
Na trego për jetën tuaj në Shqipëri dhe qytetin e lindjes.
Ermir Cani: Kam lindur dhe banoj në qytetin e Peqinit. Po në këtë qytet kam ndjekur shkollën e fillores deri në gjimnaz. Në gjimnaz u zgjodha president i senatit të shkollës (qeverisë së nxënësve). Me pas studimet e larta i nisa në Universitin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për Fianancë Kontabilitet. Në vitin 2017 fitova bursën për të studiuar në Poloni, përkatësisht në Krakow, në universitetin ekonomik “University of Economics Krakow” si pjesë e programit të shkëmbimit të studenteve “ERASMUS” dega Finance-Bank.
Si ideator i grupit IDEARTË na trego pak më tepër për nisjen, konceptimin dhe vizionin e grupit?
Ermir Cani: Grupi rinor vullnetar IDEARTË u themelua në vitin 2015. Unë kam qenë një ndër ideatorët e këtij grupi bashkë me disa miqtë e mi dhe gjithashtu emri që i vendosëm grupit ishte propozimi im. Këtu dua të theksoj se IDEARTË nuk ka kryetar, kemi unitet organizativ dhe idesh. Ky grup ka në fokus veprimtaritë social-kulturore, jemi të rinj vullnetarë për të sjellë risi. Nuk ka rëndësi se çfarë moshe ke, nuk ka rëndësi se nga je, mjafton të kesh vullnetin dhe një ide në grupin tonë je i mirëpritur.
Çfarë ju motivoi ta krijoni këtë grup?
Ermir Cani: Krijimi i grupit tonë fillimisht nisi nga një rreth shoqëror, ndanim të njëjtat mendime dhe duke parë që jetonim në një qytet historik dhe plot vlera, menduam se si mund t'i investonim aftësitë dhe mundësitë tona modeste. Këtu lindi “Ideartë”, që dëshifrohet në ide të arta, secili që ka një ide të bukur e prezanton dhe ne mobilizojmë forcat për ta jetësuar këtë ide.
Cilat janë disa nga aktivitetet bamirëse organizuara deri tani?
Ermir Cani: Ne jemi përqendruar tek veprimtaritë social-kulturore. Krahas veprimtarive tjera që tashmë po bëhen të përvitshme siç eshte maratona me bicikleta. Një nga aktivitet konstruktive është edhe bamirësia që e zhvillojmë çdo fundvit.
Maratona me bicikleta tashmë që nga viti 2015 po kthehet në formën e një traditë ku zhvillohet në datën 3 tetor të çdo viti midis nxënësve të dy shkollave 9-vjeçare “Adem Bedalli” dhe “Demir Godelli”. Numri i pjesmarrësve të vitit të kaluar ishte rreth 50 nxënës, ndër to një numër i konsiderueshëm ishin vajza.
Nje tjetër hap i rëndësishëm ishte edhe donacioni tek biblioteka e qytetit me rreth 300 libra të mundesura nga shtëpia botuese “Onufri”. Dhe çdo fundvit në datën 31 dhjetor shpërndajmë ndihma familjeve në nevojë. Vitin e kaluar numri i familjeve që i shkuam në ndihmë ishte rreth 25. Këto ndihma janë përkatësisht ushqime dhe veshje. Për të mundësuar këto ushqime fillimisht çdo pjesëtar i grupit kontribon financiarisht ose në mënyra të tjera sipas mundësive. Dhe më pas trokasim në çdo derë biznesi të qytetit për t’i kërkuar të mbeshtesin këtë fushatë financiarisht. Gjithashtu ka edhe njerëz që na kontaktojnë me vullnetin e tyre për të mbështetur këtë nismë.
Keni marrë pjesë edhe te seminari “Change Leadership” që u mbajt në prill në Krakow, Poloni. Cilat janë disa nga principet dhe vlerat e një lideri, dhe mësimet që more nga ky seminar?
Ermir Cani: Ky seminar u mbajt nga një pedagoge nga Lituania, Viktorija Prapaite me 4-6 prill 2017. Pjesmarrja në atë seminar ishte një investim në formimin tim. Aty trajtuam konceptin e liderit ne pika te ndryshme këndvështrimi. Të jesh një lider do të thotë që të mbartësh mbi shpinë një çantë të madhe me gurë dhe vetëm të ecësh, pavarsisht çdo pengesë që mund të dalë para.
Ermir Cani: Ky seminar u mbajt nga një pedagoge nga Lituania, Viktorija Prapaite me 4-6 prill 2017. Pjesmarrja në atë seminar ishte një investim në formimin tim. Aty trajtuam konceptin e liderit ne pika te ndryshme këndvështrimi. Të jesh një lider do të thotë që të mbartësh mbi shpinë një çantë të madhe me gurë dhe vetëm të ecësh, pavarsisht çdo pengesë që mund të dalë para.
Nje lider duhet të ketë aftësinë të kuptojë ndjenjat e veta dhe të tjerve, të vetëmotivohet dhe të menaxhoj emocionet në mënyrë efektive. Disa karakteristika të liderit janë besueshmëria, vetë kontrolli i emocioneve, të jetëoptimist i sinqert, empatik dhe me integritet.
Urime për fitimin e bursës për të ndjekur studimet në Poloni. Si ka qenë përvoja juaj te universiteti “University of Economics Krakow?
Ermir Cani: Faleminderit, ndjehem me fat që fitova bursën në një nga universitetet më të vjetër në Poloni, një universitet tepër profesional. Unë kisha krijuar një pikturë të degës të cilës studio. Bursa në Krakow i shtoi më shumë ngjyra kësaj pikture. Një ndjesi tjetër ishte që edhe unë prekja dhe do studioja në qytetin në të cilin vite më parë kishte studiuar poeti i famshëm shqiptar Ndre Mjeda.
Vlerësoj përkrahjen e kordinatores time të programit ndërkombëtar të shkëmbimit të studentëve, zonjës Daminika Lemler. E falenderoj për ndihmën, mikpritjen dhe eksperiencën që më ka dhuruar. Më ka dhënë konfidencë, më ka qëndruar gjithmonë pranë dhe e ka bërë përvojën tek Universiteti Ekonomik në Poloni të paharruar.
Si ju duket Krakow dhe si ju kanë mikpritur atje?
Ermir Cani: Nëse do zgjidhja një qytet në botë për të jetuar pas qytetit tim të lindjes ai qytet do ishte Krakow. Kryesisht jam njeri fleksibël, kam aftësine të pershtatem shpejt me një ambjent të ri. Por gjithsesi e kisha brenda meje atë ndjesinë e ndonjë risku të panjohur që mund të përballesha në të ardhmen e afërt në një vend të ri.
Kur fillova të njihja personalisht studentë polakë nga afër kuptova që populli polak janë njerëz shumë paqësor dhe mikëpritës, të gatshëm për të ofruar ndihmën e tyre. Shumica prej tyre tregonin interes të vecante për mua kur u thoja se vija nga Shqiperia pasi jo shumë prej tyre kishin dëgjuar për Shqipërinë. Dhe gjithmonë habiteshin kur u thoja se Aleksandri i Madh kishte një pjesë shqipëtar. Kur u flisja për Skënderbeun gjithashtu dhe për këngëtarë të njohur shqiptar në shkallë ndërkombëtare dhe kur mbaroja së prezantuari Shqiperine fjalia e tyre ishte: e vendosa do e vizitoj vendin tënd – dhe kjo fjali mjaftonte që të më bënte akoma më shumë krenar për origjinën time.
Jeni zgjedhur pjesë e programit të njohur Erasmus + për studim jashtë për të studiur degën financë në Poloni. Si ka qenë përvoja juaj me programin?
Ermir Cani: Programi Erasmus është një botë brenda një bote tjetër, një program shumë produktiv. Ai ka ndikuar jo vetëm në përmirsimin e dijeve në fushën time të studimit por të jep mundësinë që të shkëmbesh kulturat me studentë nga vende të ndryshme të botës. Kam shumë respekt si për programin, kordinatoren time edhe profesorët e universitetit të Krakow dhe i falenderoj të gjithë për angazhimin e tyre. Nëpërmjet programit Erasmus + shërbej si ambasador i kulturës shqiptare, gjithashtu mësoj dhe për kulturën vendore të Polonisë.
Çfarë keni mësuar ju nga ky program dhe çfarë kanë mësuar ata për ty dhe Shqipërinë?
Ermir Cani: Ky program rrit në menyrë absolute nivelin e përgjegjësisë, të mëson se si të marësh në kontroll timonin e jetës tënde. Një nga qëllimet e mia kur aplikova në këtë program ishte promovimi i vlerave të Shqipërisë. Me zell kam treguar për vlerat e Shqipërisë, për natyrën tonë, për traditën tonë, për gjuhën tonë dhe lidhjen që ne kemi me iliret dhe pellazgët. I kam bindur që Shqipëria është një vend i sigurtë mikpritës dhe gjithashtu i kam mësuar se çfarë është BESA.
Cilat janë disa nga avantazhet e programit Erasmus?
Ermir Cani: Ka shumë avantazhe, por unë do permend disa prej tyre: Mëson se si është të studish jashtë. Ke mundësine që të mësosh gjuhë të reja ose përmirsosh atë qe flet. Të motivon dhe të inspiron. Bëhesh akoma më i përgjegjshëm. Dhe krijon miqësi nga kombësi të ndryshme.
Cilët janë disa nga mentorët e tu që ju kanë përkrahur?
Ermir Cani: Fillimisht përkrahja më e madhe ka qenë nga familja ime. Por falenderim të madh për mundësine dhe mbëshetjen shkon për Dekanen Imelda Sejdini dhe Rektorin Skënder Topi të Universitetit të Elbasanit. Në çdo moment na kanë motivuar dhe na kanë ofruar çdo mundësi që kanë pasur në realizimin e këtij projekti. Gjithashtu edhe kordinatorin e zyrës për marrdhëniet me jashte Gjolek Meraj për punën e palodhshme.
Jeni angazhuar që i ri në komunitet për të rritur vlerat e qytetit në shërbim të shoqërisë dhe të rinjve. Çfarë roli luan rinia në shoqëri dhe çfarë dëshiron t’i thuash moshatarëve të tu?
Ermir Cani: Rinia, thotë populli, është e ardhmja e shoqërisë. Rinia është motorri që e bën të eci një shoqëri. Por, që mos të thellohet e keqja, rinia duhet të kuptoj peshën e vet. Mendoj se rinia duhet ta dojë vendin e vet, popullin e vet, pasurinë e vet, varfërinë e vet. Duhet të solidarizohet me miqtë, të shkollohet, prioritet të bëhet dija sepse një rini e pa arsimuar nënkupton një shoqëri jo të zhvilluar. Do t’i sygjeroja të rinjve sot të thyejnë akullin dhe të bëhen inicjatorë të gjërave të mira, të mos enden rrugëve pa krye.
Ermir Cani: Rinia, thotë populli, është e ardhmja e shoqërisë. Rinia është motorri që e bën të eci një shoqëri. Por, që mos të thellohet e keqja, rinia duhet të kuptoj peshën e vet. Mendoj se rinia duhet ta dojë vendin e vet, popullin e vet, pasurinë e vet, varfërinë e vet. Duhet të solidarizohet me miqtë, të shkollohet, prioritet të bëhet dija sepse një rini e pa arsimuar nënkupton një shoqëri jo të zhvilluar. Do t’i sygjeroja të rinjve sot të thyejnë akullin dhe të bëhen inicjatorë të gjërave të mira, të mos enden rrugëve pa krye.
Cilat janë dëshirat e tua për të ardhmen?
Tags
Opinion