Shenjat më të Zgjuara të Horoskopit

Shenjat më të Zgjuara të Horoskopit

Si fillim duhet të dimë se inteligjenca ka dy forma:

1. Inteligjenca analitike, e cila matet me koeficientin e inteligjencës dhe lidhet me aftësitë konjitive.
2. Perceptimi, që do të thotë të njohësh dhe të kuptosh botën emocionale dhe fizike ashtu siç është.

Shenjat më inteligjente në termat analitik dhe perceptiv sipas statistikave janë:

- Në termat analitik është Ujori.
- Në termat perceptiv është Akrepi.

Akrepi? Po, akrepi është shenja më e vështirë për t'u tallur. Janë thellësisht të mprehtë. Akrepi mund të shohë gjithmonë motivimin dhe nivelin intelektual tuajin pavarësisht se çfarë mund të thoni. Sigurisht që të gjitha shenjat janë inteligjente në mënyrën e tyre. Për më tepër hidhini një sy artikullit në vijim.

Shenjat e zjarrit, Dashi, Shigjetari dhe Luani kanë inteligjencë intuitive. Këto shenja shohin mundësitë dhe ndërmarrin risqet. Thjeshtë mendoni kur keni parë për të fundit herë produkte apo shërbime që kushtojnë shtrenjtë. Mendoni pak, ndoshta keni menduar dhe keni arritur edhe ju një gjë të tillë. Me siguri që ka qenë shenja e zjarrit që ju ka shtyrë të bëni shumë para, që ju ka bindur për të bërë shumë para.

Shenjat e tokës, Bricjapi, Demi dhe Virgjëresha kanë inteligjencë praktike, që nga ekujlibrimi i buxhetit e deri tek zgjidhja e problemeve në zyrë.

Shenjat e ajrit, Binjakët, Peshorja dhe Ujori, kanë inteligjencë idealiste dhe analitike. Këto shenja jetojnë në këtë botë për ide, këto shenja lidhen me socializimin. Preferojnë idetë më shumë se emocionet dhe pëlqejnë çdo lloj kategorizimi. Socializimi prodhon nxitje të ideve.

Shenajt e ujit, Gaforrja, Peshqit dhe Akrepi, kanë inteligjencë perceptive. Shenjat e ujit janë të vetmet që kuptojnë motivimet dhe se si ndiheni. Në astrologjinë kineze uji shoqërohet me inteligjencën. Fjala "gjeni" na sjell në mendje Ajnshtajnin, i cili ishte shenja e peshqve./Oculus News
Previous Post Next Post