Në fakt kjo foto është e përbërë nga disa foto kafshësh. Merrni një sekond dhe shiheni nga afër pasi kjo mund të zbulojë një sërë gjërash për personalitetin tuaj.
Si fillim studioni foton, përpara se të mësoni se si lidhet kjo me mënyrën e funksionimit të trurit që do e shpjegojmë më poshtë.
Disa gjëra që duhen patur parasyshë janë:- Cila kafshë ju duket më e shpejtë?
- Sa shpejt jeni të aftë që të identifikoni kafshët e tjera?
- Sa dhe cilat kafshë keni gjetur?
Kafsha që do identifikoni në fillim tregon pikëpamje të personalitetit tuaj. Njerëzit kanë menduar prej kohësh që kafshët thonë shumë për personalitetin njerëzorë, por studimet e fundit shkencore theksojnë ndryshime të personaliteteve të njerëzve në varësi të kafshës që preferojnë. Ajo kafshë të cilën syri juaj e identifikon më shpejt tregon një sërë të dhënash për personalitetin.
Zogu - Nëse imazhi i parë që shihni është një zog, jeni të prirur të keni një personalitet dallues dhe shprehës.
Gaforrja - Nëse shihni si fillim gaforren, jeni të prirur të jeni të lumtur e të keni një sens humori.
Gaforrja dhe zogu - Nëse i shihni të dyja njëkohësisht jeni më tepër se normalisht të ndjeshëm dhe emocional.
Kali - Kali zakonisht lidhet me njerëzit që janë më të pavarur dhe shpirta të lirë.
Delfini - Nëse delfini është imazhi i parë që shihni, do të thotë se jeni më shumë se të tjerët kreativ dhe artistik.
Rika - Ky imazh praktikisht është i vështirë për të identifikuar. Nëse shihni këtë imazh do të thotë që jeni më shumë të prirur tek detajet, të qetë dhe më shumë të fokusuar.
Ariu - Nëse shihni ariun kjo do të thotë se jeni të lindur për të qenë udhëheqës dhe keni personalitet të fortë.
Këlyshi i qenit - Nëse ky është imazhi i parë që shihni, do të thotë se jeni të mirë dhe përkujdesës.
Stilet e të menduarit
Ky ushtrim zbulon gjithashtu më shumë për stilin tuaj të të mednuarit. Në librin e ti "Stilet e të Menduarit" psikologu dhe profesori i Universitetit Robert Sterneber flet rreth faktit se njerëzit kanë mënyra të ndryshme të të menduarit që ndikojnë se si mësojnë, punojnë dhe ndërveprojnë me të tjerët. Mënyra se sa shpejt i identifikoni kafshët dhe nëse jeni në gjendje t'i shihni të gjitha, kjo do ndihmonte në identifikimin e stilit të të menduarit dhe shkathtësisë mendore.
- Identifikimi i gaforres dhe zogut do të thotë se kjo kërkon fokusim tek kontrastet. Nëse do jeni në gjende t'i identifikoni të dyja shumë shpejt, truri juaj e përpunon informacionin shumë shpejt, dhe është më e lehtë për ju të dalloni lidhjet dhe modelet.
- Identifikimi i kalit është më i vështiri. Kjo tregon aftësinë e "ngulitjes" në diçka dhe të menduarit thellë. Ata që identifikuan kalin të parin janë intuitivë dhe mendimtarë të thellë.
- Identifikimi i delfinit kërkon aftësi të ndryshme të të menduarit njëherësh. Për ta parë duet të kesh sy të qetësuar. Kjo nxerr në pah mënyrën kreative dhe ekspresive të të menduarit që lidhet me anën e majtë të trurit.
Çfarë do të thotë nëse i shihni të gjitha kafshët njëherësh?
Sa më shumë kafshë identifikoni, aq më e lartë është aftësia juaj për të menduar më shumë në mënyrë divergjente se sa në mënyrë konverguese. Kjo mund të duket e komplikuar në fakt, por të menduarit në mënyrë divergjente është thjeshtë procesi për të gjetur më shumë mundësira apo opsione. Nëse identifikoni 4 apo më shumë kafshë, keni pothuajse një stil divergjent të të menduarit. Studimet tregojnë se mendimtarët divergjentë mësojnë më shpejt dhe janë më të aftë në zgjidhjen e problemeve në mënyrë kreative./Oculus News
Tags
psikologji