Termi "kimikat" është bërë i përgjithshëm tashmë, thuajse abstrakt, i cili përfshin gjithçka të keqe dhe helmuese; substanca të bëra nga njëriu dhe të dëmshme që gjenden në produktet që përdorim në përditshmëri.
Është një realitet fatkeq në fakt po të kemi parasyshë që rrethohemi nga produkte shtëpijake të mbushura me kimikate, si produktet e kozmetikës, larësit e dyshemeve dhe disa ushqime të preferuara.
Këto produkte janë gjithandej dhe ndërsa bota vazhdon modernizimin, këto produte do shtohen gjithnjë e më shumë. Në përgjithësi ne jemi në dijeni se bashkëekzistojmë me këto produkte të dëmshme për shëndetin, por të konsumosh diçka që në terma afatgjatë është e dëmshme për për organizmin, kjo është diçka e gabuar. Në vijim po paraqesim disa detaje të produkteve më të zakonshme të provuara në potencialin që kanë për të shkaktuar kancer.1. Produktet e higjienës dhe bukurisë
Sipas Cancer Prevention Coalition, disa marka të produkteve të higjienës si pudëra talk dhe disa lloje pastash dhëmbësh, përmmbajnë shenja të konsiderueshme të carcinogeneve (substancë kancerogjene). Një sërë studimesh kanë provuar lidhjen mes bojës së flokëve me leukiminë dhe kancerit të fshikëzës.
2. Produktet përkujdesëse për kafshët shtëpijake
Shumica prej nesh e dinë që kafshët shtëpijake trajtohen me kimikate. Kur ndodh një infektim nga pleshtat, zakonisht përdoren produkte me kimikate kundër tyre. Varëset anti-pleshta që i vendosen qenve dhe maceve përmbajnë pesticidin e rrezikshëm "propoxur", tejet i dëmshëm për shëndetin e njeriut.
2. Produktet larës
Këto lloj produktesh përmbajnë një përzierje kimikatesh që mund të jenë të rrezikshme. Mund të shkaktojnë inflamacionin e lëkurës dhe irritimin e mushkërive. Sprucatorët disifektant dhe zbardhuesit duhet të përdoren me përgjegjësi. Por cilët nga këto produkte kundër mikrobeve absorbojmë përmes lëkurës? Përbërësit tek sapunët anti-mikrobial apo sapunët në formën e lëngut përmbajnë carcinogen triclocarban, përbërës të rrezikshëm për lëkurën.
3. Freskueset e ajrit
Freskueset e ajrit për shtëpi dhe sprucatorët disifektant përdoren gjerësisht, por Universiteti i Kalifornisë në një studim zbuloi se këto përmbajnë sasi të mëdha të carcinogenit. Toluene, benzene , formaldehyde dhe phthalates janë përbërës të zakonshëm që gjenden tek pastrueset e ajrit, dhe efektet negative të këtyre produkteve për organizmin e njeriut përfshijnë që nga dhimbjet e kokës e tek dëmtimi i organeve të caktuara.
4. Alkooli
Fatkeqësisht jo gjithçka që dhuron kënaqësi është e mirë për ne - alkooli nuk bën përjashtim. Rreziqet shëndetësore të lidhura me alkoolin janë të njohura gjerësisht.
Afërsisht 10% e kancereve tek meshkujt dhe 6% e kancereve tek femrat janë të lidhura me alkoolin. /Oculus News
Tags
shendet