Një pyetje e vetme munded që indirekt të zbuloi një sërë gjërash për personalitetin e një personi.
Të pyesësh dikë se çfarë mendon për të tjerët, kjo nxjerr në pah një sërë gjërash për personalitetin e këtij personi.
Njerëzit bujar i shohin të tjerët si bujarë, dhe egoistët i shohin si egoistë.Dr. Dustin Wood, autori i parë i studimit thotë:
"Një sërë trajtash negative të personalitetit shoqërohen me të parit e të tjerëve negativisht. Tendenca e thejshtë për t'i parë të tjerët negativisht tregon gjasa depresioni dhe çrregullime të ndryshme të personalitetit."
Ky konkluzion doli në pah nga një seri prej tre studimesh.
Në njërin nga to njerëzit u pyetën që të gjykonin karakteristikat negative dhe pozitive të tre personave.
Sa më shumë ata gjykonin pozitivisht, aq më të lumtur, entuziastë dhe të qëndrueshëm ishin emocionalisht.
Njerëzit që i gjokinin të tjerët më pozitivisht, ishin më të kënaqur me jetën e tyre.
Ata që i gjykonin negativisht kishin nivel të lartë të narcisizmit dhe sjellje antisociale.
Studiuesti u kthyen tek po të njëjtët njerëz rreth një vit më vonë dhe zbuluan se rezultatet ishin krejtësisht të njëjta.
Autorët shkruajnë:
"...megjithëse narcisistët mund t'i perceptojnë të tjerët si të pa dobishëm, kjo nuk mund të reflektojë mënyrën se si ata e shohin veten e tyre.
Njëjtë, personat që shfaqin sjellje tipikisht paranojake të çrregullimeve të personalitetit besojnë se të tjerët janë keqdashës dhe të pabesë, megjithëse nuk janë në gjendje që ta shohin veten e tyre në këtë mënyrë.
Makjavelizmi matet pjesërisht duke i pyetur të tjerët se në cilën masë e perceptojnë mungesën e sinqeritetit, integritetit apo egoizmit në veprimet e të tjerëve, dhe nga ana tjetër sjelljet narcisiste besohet se nxiten pjesërisht nga besimi se të tjerët janë inferiorë dhe të padobishëm."
Ky studim u publikua së pari në revistën Journal of Personality and Social Psychology (Wood dhe të tjerë., 2010)./Oculus News
Tags
psikologji