Shpirtrat e humbur janë ata njerëz që janë shpirtërisht në mëshirë të fatit. Për çfarëdolloj arsyeje, këta persona e kanë bllokuar udhëheqjen intuitive nga vetja e tyre më e lartë.
Në këtë mënyrë e kanë përjashtuar veten nga të ndjerit dashurinë e pafundë të universit; kjo i çon ata në sfida, inat dhe mërzi. Si rezultat, jeta e një shpirti të humbur është shumë e vështirë.
Mënyra se si këta njerëz veprojnë me të tjerët lë shumë për të dëshiruar për shkak se kanë nivel të ulët të energjisë vibratore, ndaj nëse po punon për të ngritur vibrimin për të ndjekur veten më të lartë, është mirë që shpirtat e humbur të shmangen.
Sidoqoftë nëse duam t'i ndihmojmë këta njerëz duhet të reagojmë me simpati me ta, jo me inat dhe armiqësi. Këta njerëz kanë nevojë për dashuri pa kushte më shumë se të tjerët. Në fakt kjo mund të jetë e vështirë në kohë të ndryshme, sepse dashuria dhe pranimi janë të vetmet gjëra që mund t'ja japim atyre njerëzve që kanë humbur rrugën e shpirtit.Ja disa simptoma të shpirtit të humbur, dhe se si mund t'i ndihmojmë në mënyrën më të mirë.
1. Vetëmbrojtja
Një shpirt i humbur është dikush që vepron në bazë të egos, jo nga vetja e tij apo asaj më e lartë. Për shkak se janë të prirur nga egoja, shpirtrat e humbur shpesh do kenë nevojën për të mbrojtur pozicionin e tyre dhe të pohojnë se e kanë gjithmonë drejtë, dhe se dinë gjithmonë më shumë. Madje edhe një këshillë miqësore që mund t'u japësh, do ta anashkalonin me të parën.
E vetmja mënyrë për t'i ndihmuar është ta pranosh, të mos angazhohesh në argumenta me një shpirt të humbur, edhe nëse e ndjeni se këshilla juaj është ekzaktësisht ajo që ky shirt ka nevojë.
Duhet të kihet parasyshë që shpirtat e humbur kanë bllokuar udhëheqjen e tyre të brendshme, kështu ata me shumë gjasa do bllokojnë çdo këshillë dobiprurëse për ta.
2. Mendje të mbyllur
Shpesh shpirtërat e humbur nuk do jenë të interesuar të pranojnë njerëz dhe zgjedhje të ndryshme.
Vetja më e lartë është dashuri për veten, dhe gjithëpranimi. Nëse dikush e bllokon dashurinë pa kushte nga vetja me e lartë e tij apo saj, nuk do jenë në gjendje të rrezatojnë dashuri të pakushtëzuar. Si rezultat dashuria e tyre do t'u jepet disa njerëzve që sillen në një mënyrë që egoja e shpirtit të humbur e pranon.
Për shakak të kësaj, do të shihni shpesh shpirtat e humbur që e manifestojnë veten e tyre tek ata njerëz në nuk janë tolerant ndaj feve të tjera, ndaj racistëve, homofobikëve, etj.
Reagimi juaj më i mirë? Nëse ndjeni se një shpirt i humbur thotë që nuk është tolerant apo është abuziv ndaj të tjerëve, mund t'i thoni me mirësi këto janë gjëra që ju mërzisin.
3. Duke përsëritur të njëjat gabime sërish dhe sërish
Mund të shihni shpesh shpirtat e humbur duke shpresuar nga një marrëdhënje abuzive tek një tjetër, duke u brengosur vazhdimisht apo madje duke u arrestuar për të njëjtat vepra.
E drejta se asnjëri prej nesh nuk është perfekt, të gjthë bëjmë gabime në njëfarë mënyre. Por gabimet e përsëritura të shpirtërave të humbur janë shumë të dhumbshme dhe mund t'u shkaktojnë atyre mëri për tërë jetën.
Reagimi juaj? Kuptoni se shpirti i humbur ka lidhje të dobta me universin, ndaj nuk e dinë se si të bëjnë zgjedhje bazuar mbi dashuri. Një shpirt i humbur ka harruar se si të kujdeset për veten.
Këta individë nuk bëjnë zgjedhjet e jetës së tyre sepse përpiqen të lëndojnë veten apo dikë, por sepse janë verbuar ndaj udhëheqjes së universit. Në fakt shpesh bëjnë zgjedhje të dobta sepse thjeshtë përpiqen ta hutojnë veten apo të mpijnë zbrazëtinë që ndjejnë nga të qenit të shkëputur shpirtërisht.
Mos i gjykoni, mos i ndëshkoni, mos i zvogëloni dhe nënvlerësoni sfidat e tyre. Pranojini ashtu siç janë, dhe duajini gjithsesi.
Kjo nuk do të thotë se duhet t'i lejoni që t'ju fusin në stuhitë e tyre kaotike, por bëjini me dije që ju kujdeseni për ta dhe doni të mirën e tyre. Ti duash ata nga larg, edhe kjo është diçka e rëndësishme!/Oculus News
Tags
Shpirt