Si e Shkatërron Jetën e vet çdo shenjë Horoskopi, pa dëshirë

Si e Shkatërron Jetën e vet çdo shenjë Horoskopi, pa dëshirë

 Çdo shenjë horoskopi ka specifikat e veta që reflektohen në gjërat që bën. Ashtu si aspektet pozitive, shenjat e horoskopit kanë edhe ato negative të lidhura me ditën e lindjes. 

Ja mënyrat se si secila shenjë e horroskopit e shkatërron jetën.

Dashi
E shkatërroni jetën me negativitet dhe e lejoni veten të humbisni në këtë negativitet. Natyra juaj kokëfortë dhe temperamenti i shkurtër ju çon në telashe. Ndonjëherë jetoni në një botë negative, në të cilën njerëzit nuk duan të jenë pjesë.

Demi
E shkatërroni jetë duke mos e jetuar të plotë. Ndjeni nevojën që të kontrolloni çdo gjë dhe çdo njeri. Dhe kur gjërat nuk shkojnë siç kishit planifikuar, hiqni dorë nga njerëzit e dashur për ju. Gjëja më e vështirë që duhet të kuptoni është se nuk mund të kontrolloni njerëzit dhe situatat. Mësoni ta përqafoni faktin. Situatat e pa planifikuara në jetë, jano ato situata që e bëjnë jetën e këndshme.

Binjakët
E rrënoni jetën duke u fiksuar. Fiksoheni në dashuri sepse nuk jeni të sigurtë se çfarë doni. Fiksoheni në një mënyrë jetese sepse keni frikë nga dryshimi. Fiksoheni në karrierë sepse jeni të mërzitur me diçka që nuk ju bën të lumtur.

Dhe për shkak të kësaj, zakonisht jeni njerëzit që i lëndojnë të tjerët më shumë. Për shkak se jeni të pavendosur për jetën tuaj, jeni të prirur që t'i tërhiqni njerëzit në konfuzionin tuaj dhe t'i lëndoni seriozisht. Por një ditë dikush do të hyjë në jetën tuaj dhe për të vetmen gjë që do jeni të qartë, është se ju e dëshironi vërtetë këtë person në jetën tuaj. Kur ta gjeni këtë person, mos kërkoni arsye për t'u larguar, sepse kur karma t'ju kthehet mbrapsht, ky person do jetë personi që do t'ju lëndojë më shumë seç e kishit imagjinuar.

Gaforrja
E rrënoni jetën duke vendosur të tjerët përpara jush. Jeni emocional dhe mund të humbni shpejt në mënyrën se si ndiheni për të tjerët. Ndonjëherë kur mendoni se keni gjetur personin e duhur, e vendosni atë përpara vetes suaj dhe e dashuroni pak më shumë seç duhet. Është e thjeshtë të humbasësh në dashuri. Kujdesuni që të mos humbisni veten.

Luani
E shkatërroni veten duke u mbyllur dhe fshehur emocionet. E rrënoni veten duke menduar se vulnerabiliteti është shenjë dobësie.

Jeni shumë të zotë për t'u dukur të pazemërt duke pretenduar se nuk jua ndjen për asgjë. Si një person që i vendos nevojat emocionale në plan të dytë në jetë, duhet të bëni kujdes që të mos u mbyllni në vetvete shumë sepse do vijë një kohë që do ta tejkaloni cakun e të qenit të vetmuar. Mos harroni që emocionet nuk ju bëjnë të ndiheni të dobët, por shpesh nodh e kundërta.

Virgjëresha
E rrënoni veten duke qenë shumë të ashpër me të. Jeni të prirur që të vendosni të tjerët përpara vetes dhe nuk e bëni veten prioritet. Njerëzit ju admirojnë për zemrën e mirë; aftësia juaj për të dashur të tjerët thellësisht nuk reflektohet tek marrëdhënja që keni me veten. Jeni të parët që kritikoni njerëzit që ua nxjerrin të pah gabimet apo të metat, pa u munduar të reflektoni. Jeni armiku më i keq i vetes, gjithashtu edhe zgjidhja më e mirë.

Peshorja
E rrënoni veten duke u munduar jashtëzakonisht shumë për të paqësuar të tjerët, pa pyetur çfarë doni dhe keni nevojë. Aq sa të mirë që jeni, aq shumë ju duan njerëzit; nga ana tjetër, njerëzit ju shfrytëzojnë duke ju "hypur madje edhe sipër." I mbani emocionet duke u përpjekur të dukeni jo egoistë por më vonë çdo gjë bëhet e qartë dhe dukeni të pakëndshëm dhe të këqinj. Ndonjëherë lëndoni njerëzit që dashuroni më shumë duke nxjerrë në pah emocionet tuaja, dhe duke mos u përballur me problemin.

Akrepi
E rrënoni veten duke menduar se nuk e meritoni dashurinë dhe se jeni më mirë të vetëm. Jeni shenja më e fortë e horoskopit. Jeni kokëfortë deri në dhimbje dhe nuk i falni lehtë njerëzit. Zemra juaj nuk është e lehtë për t'u fituar, por sapo dikush e fiton, ju keni dashurinë dhe besnikërin për ta dhuruar për gjithë jetën. Por e meta më e madhe juaja është se jeni pak egoistë dhe i lëndoni njerëzit që kujdesen për ju duke u përpjekur të jeni gjithmonë të parët.

Shigjetari
E rrënoni veten duke pasur frikë. Keni kaq shumë frikë nga dështimi sa që nuk bëni gjë dhe qëndroni të ngirrë në të njëjtin vend. Ndërsa keni një sërë ideshë të mëdha, shpesh humbisni në to. Duket sikur nuk përqendroheni apo të çoni diçka deri në fund. Fokusohuni në njërën detyrë apo punë për çdo herë, më pas në tjetrën.

Bricjapi
E rrënoni veten duke menduar se jeni në garë me të tjerët për të arritur diku. E rrënioni veten duke i shtuar presion vetes, në vend që të shijoni rrugëtimin. Jeni persni që jeni pabesueshmërisht të ashpër me veten shpesh shumë të përqenruar. Jeni personi që jeni vazhdimisht në lëvizje por mos harroni të ngadalësoheni dhe ta jetoni jetën pak më shum, apo të mos humbisni gjërat që janë më të rëndësishme se qëllimet.

Ujori
E rrënoni jetën duke lejuar të shkuarën të ndikojë të ardhmen. Jeni të prirur të mbani çdo gjë brenda jush, dhe jeni armiku më i keq i vetes. Nuk e falni veten për të shkuarën dhe e lejoni të diktojë të ardhmen duke mbajtur mbi kurriz barra të panevojshme. Jeni të prirur të largoni nga jeta juaj njerëz vërtetë të mirë, për shkak se mendoni se do jeni më mirë të vetënm, se sa me personin që do të ishte i/e mirë për ju.

Peshqit
E rrënoni veten duke zgjedhur njerëzit e gabuar. Zgjidhni njerëzit toksik dhe sjelljet toksike. Si personi zemërgjerë dhe që ndoshta ka zemrën më të mirë të zodiakut, jeni të prirur të shkoni drejt njerëzve të gabuar, të cilët ua errësojnë dritën dhe ju shterrojnë përbrenda./Oculus News
Previous Post Next Post