Thonë që dashuria e parë nuk harrohet dhe lë gjurmë në tërë jetën e një personi e veçanërisht të femrave. Idealja do ishte që dashuria e parë të kurorëzohej me lidhjen klasike "derisa sa vdekja të ndajë", kur çiftet përputhen kënaqshëm.
Por shpesh nuk ndodh kështu, ndaj më poshtë po paraqesim disa këshilla për vajzat që bien për herë të parë në dashuri, të cilat mund të jenë të dobishme, për të rënë vërtetë në dashuri me personi e duhur.
1. "Tundeni"Mos jini nervoze kur ai është pranë apo rreth jush. E dimë që është e vështirë të përmbahen emocionet, por mundohuni të qëndroni sa më shumë e ftohtë. Mos i bini në sy që e doni kaq shumë, sepse mund ta përdorin këtë gjë. Mos bëni që ai të bie në dashuri me ju, thjeshtë sepse ju keni rënë në dashuri me të - lëreni të ndodhë natyrshëm.
2. Mos humbisni në sytë e tij
E dimë që ai ndodhet në ëndërrat tuaja, dhe ju imagjinoni veten me të. Por mos lejoni që kjo gjë të shprehet në sytë tuaj ndërsa bisedoni me të; bëhuni pretenduese më e madhe. Veproni normalisht, mos humbni.
3. Qëndroni e fortë
E dimë që ai ju çmend me veprime e tij. Por mos lejoni që t'ju marrë era nga të dojë. Mësoni kur dhe si të thoni jo. Njiheni atë nga shpirti, jo përmes buzëqeshjeve.
4. Mos bëni lojën e tij
Lëreni që të hyjë në botën tuaj e të nisë një udhëtim të çmendur me ju. Lëreni të eksplorojë vendet që nuk ka qenë kurrë. Mos humbni në veprimet e tij, të gjithë janë të mirë në fillim. Luajeni lojën më me inteligjencë.
5. Bëni të ndihet i magjepsur me idetë tuaja
Ndizni një zjarr që do të diqte të gjitha idetë e dashurisë në mendjen e tij. Jepini vetes një siguri atillë që për çdo herë kur era të fryjë, ai të rindezë zjarrin e të vazhdojë të ndriçojë qiellin tuaj. Mos lejoni që ai të jetë burim i jetës në botën tuaj, thejshtë bëjeni një pjesë të saj. Jeta nuk ka siguri, kështu që vini "rripin e sigurisë". Mund t'ju shpëtojë nga aksidentet.
6. Jini shkrimtari sekret i historisë suaj
Pretendoni që ky është një film. Kontrolloni dhe shkruani çdo gjë. Mos lejoni emocionet që të ndikojnë. Lëreni të bie brenda me detajet tuaja. Krijoni një botë imagjinare në mënyrë që ai të mos lodhet, që të mos dojë të largohet nga labirinti i mendimeve tuaja. Përfundojeni filmin me një puthje.
7. Asnjëherë mos besoni në përrallën që perfeksionizmi ekziston
Jo gjithmonë mund të përfundojë në një marrëdhënje apo fund të lumtur. Mund të tregoni afeksion për të, por jepini vetes hapësirë që të rivlerësoni çdo gjë. Ndoshta jeni akoma në fazën e pretendimit. Ndoshta ai mund të jetë një tjetër fotografi që duhet djegr=ur.
8. Mos kini frikë
Nëse ndiheni konfuze nga mënyra se si ai ju trajton, kini kurajën ta pyesni direkt se çfarë jeni ju në jetën e tij. Mos harroni, kurrë nuk do të keni përgjigjen e saktë, derisa të dalë vetë nga ai. Qartësojini gjërat në mënyrë që të mbushni hapësirat boshe të dyshimeve.
9. Vetëpërmbahuni nëse ai bie në dashuri
Nëse ai rrëfen çdo gjë përballë jush, direkt apo përmes syve, bëni më të mirën që të vetëpërmbaheni. Merrni frymë. Tani që e dini se ndjenjat janë të njëjta, duhet të vendosni. Kjo gjë ose do ta bëjë çastin më të kuptimtë dhe të flisni tani, ose do ju do qëndroni në dyshime nëse ai është mjaftueshëm serioz. Pavarësisht vendimeve që do merrni, ju jeni personi me fat.
10. Mos u frikësoni të filloni sërish
Nëse ai po luante dhe ju heq qafe pas çdo gjëje që ndodhi, mos kini frikë të filloni sërish. Mos mendoni kurrë që është një tragjedi e trishtuar dhe e bukur. Ndoshta ai është një mësim që duhet të merrni, apo një përvojë që duhet të ndjeni. Gjithmonë shihni anën e shndritshme. Pranimi është më mirë se hakmarrja. Mos u frikësoni të bini sërish në dashuri, dhe t'i lejoni shkëndijat të fluturojnë./Oculus News
Tags
Femra