Teknikat bindëse përdoren në përditshmërim, që nga shitja e një produkti e deri tek hetimet e ndryshme që kërcënojnë sigurinë.
Në vijim po paraqesim teknikat e përdorura nga Agjencia e Inteligjencës Amerikane (CIA), të cilat mund të përdoren kur duam të nxisim dikë për të përftuar atë që dëshirojmë. Sigurisht që ky artikull nuk mund t'ju rrisë aftësitë psikologjike por në thelb zhvillon aftësitë bindëse, të cilat janë shumë të vlefshme në çdo fushë ditët e sotme.
1. Drejtojuni personit në emërKur i adresohemi dikujt në emër, kjo është një shenjë vlerësimi. Personi tjetër ndihet i respektuar, madje mund të ndjejë një sens superioriteti. Të kujtuarit e emrit dhe të shqipëruarit e emrit të dikujtë, minimalisht është një shenjë lidhjeje dhe respekti.
Kujdes: mos e ripërsërisni emrin e tyre shumë shpesh pasi do bini në sy (mendoni për një shitës që mundohet tej mase).
2. Mos i korrigjoni nëse e kanë gabim
Kjo mund të jetë e vështirë, pasi është vetë natyra njerëzore që të provojë që e ka drejtë. Sipas manualit të CIA-s, t'i thuash dikujt që e ka gabim, kjo është e gabuar dhe kundërproduktive kur tentojmë që t'i bindim.
Kujdes: Vlerësoni egon e tyre pavarësisht se si perceptohet, dhe fokusojini komplet aftësitë tuaja dëgjuese tek ky person.
3. Veproni me edukatë
Të vepruarit me edukatë funksionon më mirë kur jemi duke bindur dikë, se sa mënyra e "të fortit" që shohim shpesh nëpër televizione.
4. Qeshni
Mendoni për herën e fundit kur jemi përshëndetur me dikë. Qeshi? Nëse jo, cilat ishin mendimet tuaja fullestare?
Buzëqeshja është faktori më i fuqishëm për të nxitur një sens pozitiviteti dhe hapjeje tek të tjerët.
5. Përsërisni atë çfarë thanë
Të përsëritësh atë çfarë dikush ka thënë, kjo është një shenjë e dëgjimit aktiv, një aspekt që nuk përdoret shumë në botën e sotme. Agjentët e FBI-së përdorin këtë mënyrë për të marrë dëshmitë, qoftë edhe nga karakteret më të fortë.
6. Bëni një përshtypje të parë të mirë
Vishuni mirë, kujdesuni në detaje për pamjen. Përse? Sepse përshtypjet e para kanë më shumë rëndësi se sa çdo ndërveprimi me dikë.
Të dukurit mirë dhe të ndjerit të sigurtë, kjo jep një përshtypje të parë shumë solide.
7. Komplimentojini
Njerëzit i duan komplimentet, qoftë edhe njerëzit më të vështirë me të cilat CIA duhet të merret. Sipas CIA-s, çdo kompliment po akt, duhet të duket si një veprim i sinqertë.
8. Lëvizni kokën
Anojeni kokën nga një anë apo anohuni në drejtim të personit. Kjo është një shenjë që nënkuptoin marrëveshje. Kur bëhet ashtu siç duhet, lëvizja e kokës mund të zhvillojë një sens besimi.
9. Harroheni nevojën për të folur
Zoti na dhurojë një gojë dhe dy veshë. Pavarësisht besimeve personale, kjo përmban një mësim të rëndësishëm. Lërini të flasin të qetë sa të duan.
Agjentët e CIA-s zbatojnë rregullin 30 sekondësh; duke folur për 30 sekonda maksimalisht dhe duke përdorur një ose dy fjali të hapura për të hyrë në temë.
10 Imitoni sjelljen e tyre
Kjo taktikë është aq e lashtë sa vetë psikologjia. Pavarësisht fiziologjisë së trurit, imitimi i veprimeve është i fuqishëm në aspektin e bindjes së të tjerëve. Nxit një mekanizëm kompleks në tru që krijon një sens dakordësie dhe besimi reciprok.
Tags
psikologji