Si të zbulojmë mesazhet Sekrete të Ëndërrave

Si të zbulojmë mesazhet Sekrete të Ëndërrave

 E dinit që ëndërrat pëmbajnë mesazhe të koduara nga vetja jonë më e lartë dhe udhëheqësit shpirtërorë? Le të mësojmë në vijim se si të dekodojmë ëndërrat me mjetet e thjeshta që po paraqesim në vazhdim.

Çfarë na vjen në mendje kur dëgjojmë për interpretimin e ëndërrave? Shihni veten të ulur në një zyrë psikologjie, duke folur për Frojdin?

Duke përdorur fjalorë ëndërrash? Apo veten tuaj në meditim të thellë?

Ëndërrat janë bërë, apo i kemi lënë ne të bëhen, një domen për specialistë të vetëdeklaruar, të cilët mund të zbulojnë të dhënat prej ëndërrave dhe sistematikisht të rikrijojnë mesazhin se çfarë po na thotë pavetëdija jonë.

Në fakt përgjithësisht perceptohet se vetëm një njeri me ekspertizë të caktuar mund të kuptojë detajet e ëndërrave.

Mendoj se asnjëri nuk mund të dijë më mirë se vetja jonë se çfarë thonë ëndërrat tona për ne. Besoj se ne, si qenie njerëzore kemi demonstruar prej kohësh aftësinë për të reflektuar, kuptuar dhe krijuar një botë jashtë vetes sonë. Përse na duhet ndihmë e jashtme për të kuptuar botën tonë të brendshme?

Si të interpretojmë ëndërrat
Nuk ekziston një formulë e analizimit të ëndërrave. Interpretimi i ëndërrave është një version i përpunuar i asaj çfarë kemi përjetuar në ëndërr dhe një gërmim në thellësinë e kuptimit.

Ëndërrat janë përvoja personale, kështu që ëndërrat duhet të kuptohen vetëm në kontekstin e përvojave individuale dhe në rrugën tonë të vetë-zbulimit.

1. Regjistrojini ëndërrat
Ky është një hap shumë i rëndësishëm në analizimin dhe interpretimin e ëndërrave. Ëndërrat janë një komunikim i pavetëdijes dhe kështu që si fillim duhet të sillen në realitet, duke i regjistruar - shkruar.

Krijoni një ditarë apo fjalorë ëndërrash me anë të një fletoreje në krevatin tuaj duke regjistruar çdo gjë që ju kujtohet.

Në rast se nuk i kujtoni ëndërrat, thjeshtë shkruani "jo regjistrim i ëndërrës". Brenda pak javëve, do filloni të kujtoni ëndërrat.

2. Reflektoni dhe identifikoni gjendjen tuaj
Regjistrimi i ëndërrave nuk tregoj gjendjen tuaj të emocioneve. Kështu që sapo të keni shkruar çfarë kujtoni nga ëndërra: pyeteni veten: Si u ndjeva gjatë ëndërrës? Si u ndjeva kur u zgjova?

Kjo do të thotë se po e informoni veten rreth emocioneve të thjeshta që ndjetë gjatë ëndërrës: ishit nervozë, të frikësuar, të natosur, etj?

Tani kuptoni nëse ajo çfarë ndjetë në ëndërr është zhvendosur në të ndërgjegjshmen tuaj: ndiheni njëjtë pasi u zgjuat? Sa rehat ndiheni?

3. Rishikoni fjalorin e ëndërrave
Mos strukturoni apo impononi kuptime në ëndërat tuaja. Këtë gjë e bëjnë fjalorët. Ëndërrat tuaja duhet të kuptohen në atë mënyrë që janë shfaqur tek ju.

Është e vërtetë që kuptimet kolektive dhe simbolet universale ekzistojnë tek ëndërrat; por kanë pak lidhje me analizën e vetvetes dhe rritjen. Ju dhe vetëm ju mund të dini se çfarë do të thotë simbolika.

Çdonjeri nga ne ka histori shumë personale, ku secila vjen si rezultat i rrethanave specifike dhe, secila ndikon në mënyrë të caktuar në jetët tona.

4. Flisni me ekspertin: me veten tuaj
Vetëm ju jeni eksperti kur vjen puna për të vlerësuar ëndërrat tuaja. Duhet t'i besoni vetes suaj të brendshme që t'ju marrë nga mednja subkoshiente. Keni një botë unike brenda jush, eksplorojeni!

Kuptoni se çfarë keni menduar: ambiciet, problemet, aspekte e vetes që në pavetëdije duhet të punoni me to.

Sapo të njihni veten, mund të planifikoni mënyrën për ta adresuar.

Tani që keni mjetet për interpretimin e ëndërrave, "bëni një ditarë ëndërrash" dhe vendoseni pranë shtratit.

Pas pak do filloni të shihni modelet e ëndërrave të botës suaj, të cilat do t'ju çojnë në një kuptim më të mirë të vetes, të mësimeve shpirtërore.
.
Previous Post Next Post