Portali i lidhjeve OK CUPID nxorri në pah së fundi se njerëzit që postojnë fotot më të bukura të profilit të tyre kanë më pak mundësi se njerëzit e tjerë që të gjejnë partner.
Ky përfundim shkon në një linjë me një studim që kanë bërë psikologët e Universitetit të Karolinës së Veriut, i cili demonstron se si meshkujt largohen kur hasin një femër jashtëzakonisht tërheqëse.
"Atraktiviteti mund të përçojë më shumë fuqi se sa hapësira e dukshme, por kjo nga ana tjetër i bën njerëzit të ndihen sikur nuk mund t'i afrohen këtij personi," thotë Dr. Tonya Frevert, e cila studiojë mënyrat e ndryshme të reagimeve kur pamja fizike eksptremisht e bukur është prezente në një situatë shoqërore.Dr. Michio Kaku shpjegon se si kjo qasje duket sikur nuk është në të njëjtën linjë me kontekstin evolucionarë të bukurisë: Ajo çfarë duam është partnerë të shëndetshëm. Bukuria është një mënyrë për të gjykuar shëndetin e një personi...Sipas psikologjisë evolucionare, bëhet fjalë për shenjat e estrogjenin dhe testosteronin që gjendjet tek bukuria dhe shëndeti fizik. Për shembull, estrogjeni ka shenja të estrogjenit: sy të mëdha, mjekër të vogël dhe buzë të holla. Disa gjëra për testosteronin janë qafë e gjatë, nofulla të forta dhe zë i ulët. Kjo do të thotë që personi është i shëndetshëm. Këto janë shenjat që ne si njerëz përdorim.
Të qenit gjykuar si i shëndetshëm nga një partner potencial është "thikë me dy presa" kur vjn puna për të marrë vlerësime shëndetësore profesionale. Sepse tiparet fizike të forta janë të shoqëruara me shëndetin.
Mënyra se si ne reagojmë ndaj të bukurës është një përzierje e biologjisë dhe interpretimit të biologjisë nga shoqëria. Është statusi social që i jepet njerëzve shumë atraktiv që nervozon pjesën tjetër.
Me fjalë të tjera, të qenit të vetëdijshëm për mënyrën se si statusi i bukurisë është i përcaktuar shoqërisht do na ndihmonte të tejkalonim paragjykimet dhe do na siguronte një nivel sigurie në fushat personale dhe profesionale pavarësisht trajtave fizike të trashëguara.
Tags
psikologji