Ekzistojnë disa arsye të mira biologjike për këtë. Studimet e skanimit të trurit të femrave dhe meshkujve tregojnës se femrat janë të prirura të përdorin të dyja pjesët e trurit sepse kanë corpus callosum (pjesë e trurit).
Kjo është ura mes dy hemisferave të trurit dhe i mundëson femrave të ndajnë informacionet mes dy hemisferave më shpejt se sa meshkujt. Skanime nxjerrin në pah gjithashtu mënyra të tjera interesante se si meshkujt dhe femrat mendojnë ndryshe apo e përpunojnë ndryshe informacionin.
1. PerceptimiFemrat kanë tru pak më të vogël dhe janë më të prirura me lidhjet. Kjo i mundëson atyre të performojnë më mirë ato detyra që përfshijnë panoramën e madhe dhe të menduarit rreth situatës konkrete. Truri i një mashkulli ësht i prirur të operojë më mirë në të menduarit hapësinorë, që përfshin të njohurit e modeleve dhe të zgjidhjes së problemeve me objekte në ambjente të ndryshme në hapësirë.
2. Gjurmët në tru
Meshkujt janë më të prirur të shkëlqejnë në një punë të vetme, ndëra femrat janë më të afta të kryejnë disa punë njëkohësisht. Kjo mund të ketë lidhje me rolin e mashkullit në lashtësi me gjuetinë, i cili ishte i fiksuar tek një objekt i caktuar, ndërsa roli tradicional femërorë ka qenë të menaxhojë një sërë detyrash shtëpijake njëkohësisht, si kujdesja për fëmijët, ushqimi, shtëpia, etj.
3. Ndërveprimet sociale
Femrat janë të prirura të performojnë më mirë në situatat sociale se sa meshkujt. Meshkujt janë më të aftë në të menduarit abstrakt dhe në punët e orientuara në detyrë.
4. Menaxhimi i emocioneve
Femrat e kanë sistemin limbic më të madh të trurit, i cili i mundëson atyre të jenë më pranë dhe ekspresive rreth emoiconeve të tyre. Meshkujt janë të prirur të jenë më të pavëmendshëm ndaj emocioneve. Meshkujt janë më të prirur të jemë më logjik në të menduar dhe shpesh e anashkalojnë informacionin që nuk ka lidhje me çështjen e situatës konkrete.
5. Matematika
Meshkujt e kanë inferior parental lobules (pjesë e trurit) më atë madh se femrat. Kjo pjesë e trurit mendohet se kontrollon aftësitë matematikore dhe përpunimin e informacionit. Ndaj meshkujt janë më të aftë në matematikë. Kjo nuk do të thotë se femrat nuk janë të afta në matematikë, por që meshkujt kanë një avantazh të vogël biologjik ndaj tyre.
6. Menaxhimi i dhimbjes
Amygdfala, është ajo pjesë e trurit përgjegjëse për dhimbjen. Dhimbja për meshkujt aktivizohet në hemisferën e djathtë të trurit, ndërsa për femrat në hemisferën e majtë. Pjesa e djathtë është më e lidhur me stimujt e jashtëm, ndërsa pjesa e majtë është më e lidhur me stimujt e brendshëm. Ndaj femrat janë më të prirura se meshkujt që të ndjejnë dhimbje më të qëndrueshme.
7. Mësimi i gjuhëve të huaja
Femrat janë më të afta në mësimin e gjuhëve dhe më në harmoni me fjalët dhe tingujt. Ky mund të jetë shkaku se përse meshkujt e kanë më të vështirë që të shprehen verbalisht. Kjo mund të lidhet me aevoluimin e species njerëzore, ku femrat duhej të organizonin e të menaxhonin detyra më komplekse.
8. Femrat janë më të afta me kujtesën
Femrat janë më të prirura të kenë aktivitet më të madh në hippocampus, në atë pjesë të trurit që është përgjegjëse për akumulimin e informacionit. Studimet tregojnë që femrat janë të prirura të mbajnë mend fytyrat, emrat, objektet më shumë se sa meshkujt.
9. Drejtimi
Meshkujt janë të prirur të kenë aftësi më të mira në arsyetimin hapësinorë dhe në kujtimin e detajeve gjeografike. Kanë një sens të brendshëm të drejtimit më të mirë dhe mbajnë mend se ku ndodhen vendet në aspektin gjeografik. Kjo aftësi vjen nga kohët e lashta kur meshkujt duhej të udhëtonin në distanca të largëta për të kapur gjahun.
10. Ndërmarrja e rrezikut
Meshkujt janë më të prirur të ndërmarrin rreziqe. Femrat janë më të prirura ta kundërshtojnë rrezikun. Meshkujt marrin një dozë më të madhe të endrofinës kur ndërmarrin rreziqe. Sa më i madh të jetë rreziku, aq më e madhe është edhe kënaqësia që rrjedh nga sjellja e rrezikshme. Meshkujt janë më të specializuar të ndërmarrrin rreziqe për shkak të nevojës së tyre të lashtë për të kërkuar ushqimin tek kafshët më të mëdha, të forta e të rrezikshme se një mashkull i vetëm.
11. Seksi
Meshkjt janë më të prirur të jenë vizual tek njerëzit rreth tyre, ndërsa femrat nxitem më tepër nga një kombinim gjërash si emocionet, era, ambjenti dhe perceptimet vizuale.
Të barabartë, por meshkujt dhe femrat kanë pikat e forta dhe të dobta biologjike. Këto ndryshime e kanë gjenezën nga perjudha shumë të gjata të specializimit të gjinive. Njerëzit kanë qenë gjuetarë dhe mbledhës ushqimi shumë më parë se femrerët e civilizuar.
Tags
Marrëdhënje