Thuajse të gjithë bien në dashuri me ata njerëz që shpresojnë ose mendojnë se na kompletojnë e na bëjnë të lumtur.
Pasi lidhen, shohin se jo çdo gjë shkon ashtu siç e mendonin. Sidoqoftë, ndonjëherë ekzistojnë disa njerëz që nuk mund t'i njohim dot kurrë krejtësisht, dhe prandaj nuk mund të shkojmë menjëherë tek ta pasi të rënit në dashuri nuk përfundon në mënyrë të thjeshtë.
Ja trajtat e njerëzve "misteriozë" që na tërheqin dhe bëjnë që të kërkojmë më shumë në lidhje me ta:1. Nuk flasin shumë se si ja kanë kaluar ditën, për atë çfarë kanë bërë, etj., dhe kjo bën që të doni të dini gjithnjë e më shumë për ta.
2. Gjithashtu është e pamundur të lexosh mendjen e tyre, dhe kjo paqartësi ju tërheq më shumë në lidhje me ta.
3. Ndërtojnë marrëdhënje të ngushta me fare pak njerëz, kjo bënë që të dëshironi të jeni një nga ata.
4. Në njëfarë mënyre ndjeni që thellë në brendi të tyre janë njerëz emocional dhe dëshironi të ata të hapen ndaj jush.
5. Aftësia e tyre për të ndërtuar një murë mes vetes dhe botës do të thotë se vetë-mjaftohen, dhe kjo i bën më tepër atraktiv.
6. Jetojnë në botën e tyre pa e vrarë mendjen se çfarë ndodh jashtë sajë.
7. Nëse jeni simpatikë apo shoqërorë me të tjerët, ata do jenë më të interesuar për ju. Kjo ju mërzit dhe bën që të lodheni nga ta.
8. Ndonjëherë ju doni t'i mbani në krahët tuaj, ti tundni e t'u thoni se "jam dhe unë". Por ata sërish do qëndrojnë indiferent, edhe nëse veproni kështu.
9. Më së shumti e shpenzojnë kohën vetëm duke vëzhguar dhe bërë pyetje. Janë shumë intelektualë.
10. Nuk u intereson se çfarë bëjnë apo thonë të tjerët, prandaj dhe nuk merren me thashetheme.
11. Zakonisht janë të qetë. Marrin vendime pa u nxituar dhe japin këshilla të rëndësishme.
12. Janë vëzhgues të mirë. E kuptojnë lehtësisht se çfarë doni të thoni me veprimet që bëni apo me fjalët që thoni.
13. Edhe nëse jeni bashkë me një person të tillë, nuk do jeni kurrë në qendër të vëmendjes së tij. Pasionet dhe hobet e tyre janë gjithmonë më të rëndësishme.
14. Nuk nevrikosen lehtë. E njohin veten dhe nuk kanë komplekse.
15. Idetë dhe opinionet e tyre nuk janë të zakonshme. Na ndihmojnë t'i shohim gjërat nga një tjetër këndvështrim.
16. Janë karizmatik dhe të ftohtë, por nuk bëjnë ndonjë gjë të veçantë për të impresionuar dikë.
17. Dhe për shkak se nuk do t'i kuptoni asnjëherë plotësisht, dashuria juaj për ta nuk ketë kurrë një fund dhe nuk do mërziteni kurrë.