Proteinat janë thelbësore për funksionimin normal të ogranizmit pasi përmbajnë zingjirë të rëndësishëm të aminoacideve të përbëra nga molekula të mëdha. Këto proteina janë të rëndësishme për funksionimin e çdo organizmi të gjallë, qoftë i vogël apo i madh.
Produktet e mishit përmbajnë sasinë më të madhe të proteinave dhe konsumohen së tepërmi nga njerëzit në përditshmëri. Sidoqoftë studime të ndryshme tregojnë që konsumimi në sasi të mëdha i disa lloje të mishit mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme përfshirë kancerin. Kështu që është e rëndësishme të gjenden ushqime alternative që e zëvendësojnë plotësisht atë.
Ja disa mënyra për të marrë proteinat e duhura për trupin pa konsumuar mish:1. Arrorrët
Arrorrët janë të shishme dhe një mënyrë e mirë për të marrë proteinat e nevojshme. Bajamet, arrat, lajthitë, kikirikat, etj., të gjitha mund të zëvendësojnë mishin.
I vetmi problem i vogël i arrorrëve është se përmajnë sodium. Por gjithsesi sasia e sodiumit është e papërfillshme nëse konsumohen në mënyrë të moderuar.
2. Bizelet
Një filxhan bizele mund të përmbajë të njëjtën sasi proteinash me një kupë qumështi - rreth 8 gram. Për më tepër bizelet janë të shijshme dhe mund të konsumohen në mënyra të ndryshme.
3. Produktet me bazë soje
Një filxhan i produkteve të sojës përmban afërsisht 15 deri në 20 gram proteina, rreth gjysma e dietës së rekomanduar ditore.
4. Të jeshiltat
Shumica e të jeshiltave nuk përmbajnë mjaftueshëm proteina, por disa prej tyre përmbajnë sasira të kosiderueshme. Një filxhan brokoli të grirë për shembull, përmban rreth 8 gram proteina. Por të jeshiltat janë shumë të pasura me antioksidantë dhe në sërë ushqyesish të rëndësishëm.
5. Spinaqi
Duket se filmi i njohur vizatimorë me popain i cili konsumonte spinaq për të rritur fuqitë, ka pasur një bazë dietike. Për 100 kalori, spinaqi përmban rreth 12 gram proteina.
6. Thjerrëzat
Thjerrëzat janë shumë të rëndësishme jo vetëm për sasinë e proteinave që mbajnë, por janë shumë të pasura me fibra. Përmbajnë rreth 15 fibra për një filxhan çaji.
7. Grosha
Grosha përmban sasira të shumta proteinash, kryesisht groshët e zeza dhe të kafta. Jo më kot grosha është një ndër ushqimet e preferuara të ushtrive në mbarë botën.
Tags
Dieta