Ke rënë ndonjëherë në dashuri? Gjë e tmerrshme, apo jo? Të bën jashtzakonisht vulnerabël. Të hap kraharorin, e më pas të hap zemrën dhe pastaj dikush futet brenda për të shkaktuar çrregullime dhe çoroditje.
Ke ndërtuar gjithë këto mure mbrojtës, ke ndërtuar një kala të tërë në mënyrë që asgjë të të mos lëndojë, më pas një person idiot, aspak i ndryshëm nga një tjetër person idiot, fillon të bredhë në jetën tënde të budallepsur...Këtij personi i jep një pjesë tënden.
Nuk e kërkoi një gjë të tillë, por ka bërë ndonjë budallallëk, një puthje apo një buzëqeshje, dhe më pas jeta jote, nuk është më e jotja. Dashuria merr pengje. Të fut brenda, të gëlltit dhe me dy fjalë të thjeshta si ""ndoshta duhet të ngelemi miq" të lë të qash me dënesë në errësirë, kjo qarje transformohet në një cop xhami të mprehtë që shkon drejt zemrës. Dhëmb. Jo vetëm në imagjinatë. Jo vetëm në mendje. Është një dhimbje e vërtetë e shpirtit, e cila hyn brenda teje e të ndan në dysh. E urrej dashurinë./Neil Gaiman