Meshkujt nuk janë mjaftueshëm të aftë të shprehin emocionet me fjalë. Ndjehen më rehat me veprimet dhe veprat se duke shprehur emocionet komplekse.
Meshkujt rriten për të qenë të fortë e të palëkundur e për të mbrojtur familjen dhe njerëzit e dashur. Të qenit vulnerabël dhe të hapur është e vështirë për meshkujt, por jo e pamundur. Në shumicën e rasteve duket mjaftueshëm qartë kur një mashkull hap portën e kështjellës së zemrës së tij për të lejuar dikë të futet brenda.
Ja disa shenja kur ju po jetoni në këtë kështjellë.1. Ai e dashuron dhe e respekton atë për çfarë është
Në një kulturë të bukurisë sipërfaqësore, kur një burrë e dashuron një femër, e dashuron të tërën, jo vetëm bukurinë e saj. E dashuron për atë që është. Dashuron të metat dhe virtytet e saj. Respekton vendimet dhe zgjedhjet e saj në jetë.
2. Ai është lobuesi më i rëndësishëm i saj
Kur një mashkull dashuron një femër, nuk mjafton që vetëm mashkulli të jetë i suksesshëm; do dëshironit gjithashtu që edhe ajo të jetë e suksesshme në çfarëdo që bën. Ai është tifozi më i madh i saj dhe lobuesi më vokal. Beson që ajo do t'ja arrijë. Ai u bën me dije të gjithëve se sa e këndeshme është ajo.
3. Ai e mbron atë
Një meshkull e vendos veten në rrezik për atë që dashuron. Ai e mbron femrën e tij jo vetëm nga dëmtimet fizike, por gjithashtu edhe nga traumat emocionale. Gjithmonë vigjilent dhe gjithmonë në mbrojtje. Ai nuk ngre kurrë duart ndaj saj që dashuron.
4. Ai vepron
Kur kohërat janë të këqija dhe duhet të merret një vendim i rëndësishëm, një mashkull lëviz dhe merr vendimin. Nuk ia faturon përgjiegjësinë të tjerëve. Ai bën sakrificë nëse është e rëndësishme. Konforti personal dhe siguria janë në plan të dytë për atë. Kur punët shkojnë keq, ai merr përsipër fajin dhe përgjegjësinë për t'i bërë gjërat sërish mirë.
5. Ai vlerëson mendimet tuaja
Kur një mashkull ju dashuron, mendimet tuaja janë të rëndësishme për të. Ati i intereson se çfarë mendoni për politikën, religjionin dhe biznesin. Mendimet tuaja janë gjithmonë të rëndësishme për të, qëftë për gjëra të vogla apo të mëdha.
6. Ai dëgjon
Kur ju flisni, ai ndalon së bëri diçka për t'ju dëgjuar. Për të është e rëndësishme ajo çfarë keni për të thënë. Ai ju kushton vëmendje sepse ju jeni personi më i rëndësishëm në botë.
7. Ai mban mend
Ai mban mend ngjyrën tuaj të preferuar, se çfarë librash ju pëlqejnë, ushiqmin tënd të preferuar. Ai mban mend sepse ju jeni e rëndësishme për të. Mund të duket si diçka e parëndësishme, por për të ju jeni fokusi i kësaj bote. Ai është admiruesi më i zjarrtë i juaji dhe të kujtuarit se me çfarë shije e dëshironi akulloren, kjo është diçka natyrale.
8. Ai del nga vetja
Nëse do keni nevojë për të, ai do dalë nga vetja dhe për t'ju ndihmuar, çfarë nuk do ta bënte me dikë tjetër. Ai do udhëtojë një orë të tërë për të ndrequr printerin tuaj dhe më pas, edhe një tjetër orë tjetër për të shkuar në shtëpi. Ju jeni e rëndësishme për të, kështu që ai do gjejë një mënyrë që të bëjë të funksionojë. Nuk është telash, është një akt devotshmërie.
9. Ai ju dashuron mjaftueshëm sa t'ju lërë të lirë
Kur një mashkull është i sigurtë në dashurinë e tij për ju, atëherë ai nuk e ka problem t'ju lërë të dilni me shoqet në darkë. Nuk është kërkues i bezdisshëm për kohën tuaj. Ai e kupton që jeni e zënë dhe vazhdon të jetojë sipas tij. Të gjithë kemi nevojë për kohë me miqtë për të bërë gjërat për të cilat jemi të apasionuar.
10. Ju i mungoni atij
Kur ju duhe të udhëtoni për në punë apo të vizitoni familjen, do i mungoni atij kur të ikni. Mendon për ju dhe do ju dërgojë sinjale për t'ju treguar që jeni në mendjen e tij. Ai do kënaqet e do jetë i gëzuar kur ju të ktheheni sërish.
11. Ai e ndjen dhimbjen tuaj
Kur ju jeni e lënduar, ai është i lënduar gjithashtu. Është njëjtë sikur e ndjen fizikisht dhimbjen tuaj. Është e thënë që meshkujt janë bërë për të mbrojtur femrën e tyre, dhe nëse ajo është e lënduar, kjo është njëfaër dështimi. Ai dëshiron t'a lehtësojë dhimbjen e ta mbrojë nga dëmtimi. Nuk dëshiron të shohë të vuajë ajo që dashuron.