Mitet në mbarë botën u shkruajtën për të përshkruar se përse jeta dhe ekzistenca jonë janë kështu siç janë. Krijesat mitologjike në mbarë botën janë shkruar në një mënyrë të tillë që përfaqëson trajtat negative dhe pozitive të njerëzimit. Frikërat dhe krenaritë tona, grykësinë, turpin dhe epshin, të gjitha reflektohen në krijesa të ndryshme mitologjike.
Aq shumë është i bazuar në mitologji zodiaku, sa që është e logjikshme të ekzistojë një krijesë mitike për çdo shenjë të horoskopit. Ja se cila krijesë mitike jeni sipas zodiakut.
Dashi - Ujku-NjeriNjihen ndryshe në legjenda edhe si "likanët", sikur të ishin një rracë e rrallë e njerëzve që u shndërronin me qëllim në ujq të mëdhenj. Por disa legjenda ndryshojnë duke thënë se kjo ishte një mallkim që i kthente njerëzit në gjsmë njerëz e gjysmë ujq pa dëshirën e tyre përgjatë Hënës së plotë.
Demi - Pema-Nimfë
Njihen ndryshe edhe si "driadat", të cilat ishin jashtëzakonisht të bukura dhe janë pikërisht shpirti i pemëve. Legjenda thotë se nëse pema ku ishin të ngulitura do të "vdise", po ashtu do të vdisnin edhe to. Dashuria për natyrën dhe një lidhje e fortë për rrënjët tokësore e karakterizon Pemën-Nimfë.
Binjakët - Krijesat e vogla
Krijesa magjike të vogla njerëzore që zakonisht përshkruhen me krahët e një fluture apo pilivese. NJihen si krijesa të vogla dhe të djallëzuara për nga natyra. Nuk mund të gënjejnë por janë shumë nxitëse/bindëse me fjalët e tyre.
Gaforrja - Sirenat
Nuk duhen të ngatërrohen me sirenat që njohim sot pasi sirenat mitologjike kishin krahë dhe jetonin pranë detit. Në disa legjenda këto ishin femra të bukura të cilat u këndonin lundërtarëve pranë shkëmbinjëve dhe i mbysnin, në legjenda të tjera ata i joshnin lundërtarët për tek shkëmbinjtë dhe më pas i gëlltisnin.
Luani - Gjigandi
Pasardhësit e njerëzve dhe ëngjëjve në disa mite, këto janë gjigandët, të cilët janë më të gjatë, më të fortë dhe më të heshtur se shumicën e njerëzve. Në të tjera mite këto janë krijesa të bukura me krahë të palosura eteri, që dallohen për sjelljen e tyre pasionante dhe të pamëshirshme. Të fortë, të bukur, mendjemëdhenjë, dhe të dhënë pas tingujve luksit.
Virgjëresha - Kukudhët
Krijesa magjike që shpesh jetojë të izoluar nga shoqëria, por njihen sikur i kanë ndihmuar, edhe i kanë penguar njerëzit. Janë gjithmonë të rinj e të pamoshë dhe shumë të bukur. Jetojnë sipas vlerave të tyre dhe mbi të gjitha vlerësojnë logjikën.
Peshorja - "Sylfs", një lloj shtojzovalle
Njihen ndryshe edhe si elementet e erës dhe si mbrojtësit e bukurisë dhe promotorë të sqimes. Thuhet se mbrojnë pamjen e atyre që duan. Janë gjithashtu përgjegjës për formimin e reve.
Akrepi - Vampirët
Thuhet se këto krijesa janë shumë të vështira që t'u rezistosh dhe lëshojnë një "aura" të fuqishme dhe atraktive. Nuk mund të shtyjnë me zor dikë që të bëjë diçka por janë shumë nxitës dhe duhet një person i fortë që t'u thotë "jo". Të errët, të zjarrtë dhe shumë seksi.
Shigjetari - Centauri
Gjysmë njeri dhe gjysmë kalë, Centarurët janë përfaqësimi fizik i logjikës mbi natyrën kafshërore. Janë mësues dhe filozofë të mëdhenj, por ndikohen gjithashtu nga një natyrë fizike e kafshërores.
Bricjapi - Satiri
Gjysmë njeri dhe gjysmë cjap, njihen për natyrën e tyre seksuale. Besojnë se çdo kënaqësi fizike është bërë për ta dhe shijojnë çdo kënaqësi tej masës. Disa besojnë se ndërsa mosha u kalon bëhen më të vetëdijshëm, duke marrë përgjegjësinë për të mos shfaqur kafshëroren.
Ujori - Androidët
Androidët janë gjysmë njerëz dhe gjysmë robotë dhe janë më atraktiv, më inteligjent dhe më të fortë se njerëzit. Sidoqoftë janë të ngathët në aspektin emocional dhe kanë mangësi në fushat e kreativitetit. Thuhet se sëmuren apo nuk durojnë dot gabimet e njerëzve dhe revoltohen shpesh. Inteligjentë, jo emocional dhe revolucionarë.
Peshqit - Sirenat
Gjysmë njeri dhe gjysmë peshk, subjekt folklori në mbarë botën. Sirenat i përkasin detit dhe ne i shohim si më shpirtërore se sa njerëzit. Kanë zëra të bezdisshmërisht të bukur, por në përgjithësi nuk kanë nevojë që të vrasin njerizit. Të bukura, të lehta dhe të paprekshme.
Tags
Horoskopi