Nuk këshillohet që t'i komunikoni detajet e jetës suaj çdokujt, sepse ndonjëherë një vesh që dëgjon bëhet një gojë që flet.
Është më mirë që informacionin personal ta mbani me vete se sa ta ndani me gjithkënd, pasi shpesh diskutimi rreth këtyre çështjeve përfundon me rezultate zhgënjyese.
Ja pesë gjërat që duhen mbajtur gjithmonë sekret:Mendimet tuaja më të thella
Ajo çfarë mendoni për temat e ndryshme duhet të jenë besimet tuaja dhe nuk duhet t'ja rrënjosni të tjerëve. Për shembull. mendimet tuaja rreth çësthjeve shpirtërore, jetës apo vdekjes do sillnin një sërë reagimesh të ndryshme nëse vendosni t'i bëni publike. Mësoni të kuptoni që mendimet tuaja janë interpretimet tuaja dhe jo e vërteta objektive, pasi rezultatet e argumenteve të të tjerëve mund të jenë vërtetë të sëmura.
Filantropinë tuaj
Të ndihmosh një person me çdo lloj mënyre është diçka shumë e mirë pasi ndihmon në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë, por ka më vlerë nëse nuk kërkoni vlerësime për të tilla bamirësi. Kur mundoheni të publikoni se sa të dobishëm keni qenë, kjo zakonisht përkthehet në njëlloj mburrjeje pasi të tjerët do mendojnë se qëllimet tuaja për një ndihmë të tillë janë bërë për të kërkuar popullaritet. Është diçka shumë e virtytshme që t'i shtoni vlerë njerëzve duke qëndruar anonim.
Qëllimet tuaja
Qëllime dhe planet tuaja duhet të mbrohen me devotshmëri derisa t'i arrini. Nëse ua thoni të tjerëve planet tuaja, kjo do bëjë që disa njerëz t'ua vjedhin idetë dhe të punojnë mbi to më mirë. Kur kjo të ndodhë, ju do çojë në demoralizim dhe pendesë se përse ia keni thënë plane tuaja të tjerëve.
Stilin e jetesës
Disa detaje për personalitetin tuaj si jeta seksuale, fetare, tejkalimi i një vesi të keq et., nuk përbëjnë ndonjë rëndësi për botën. Kështu që nuk është e dobishme që gjëndjet tuaja emocionale t'ja tregoni të gjithëve. Nuk është e nevojshme që të merrni vlerësime nga të tjerët.
Problemet familjare
Është shumë harbutëri dhe e pamençur që t'ua tregosh historitë e konflikteve të familjes të tjerëve. Zhvlerëson personalitetin tuaj dhe e bën familjen qesharake, dhe për më tepër kjo do t'i acaronte më tepër çështjet. Problemet e shtëpisë zgjidhen më së miri në shtëpi me njerëzit e shtëpisë dhe njerëzit tuaj të dashur.
Tags
psikologji