Statistikat rreth humbjes së kujtesës dhe dementias por rriten tmerrshëm në rang botërorë: 1 në çdo 3 njerëz vdes nga dementia, më shumë se 5 milion njerëz vetëm në SHBA janë të prekur nga alzajmeri dhe shumë të tjerë vuajnë nga problemet e funksioneve konjitive që ndikojnë negativisht në aftësitë e tyre për të punuar.
Kështu që është jetike të konsideroni këto strategji që po paraqesim në vijim për të ushqyer dhe mbajtur në formë organin më jetik dhe rëndësishëm që kemi - trurin.
Frutat dhe zarzavatetFrutat dhe zarzavatet janë të pasura me ushqyes që përmirësojnë aktivitetin e trurit si folate, flavonoide, carotenoide dhe antioksidantë. Në një studim të bërë në SHBA me 3,718 persona të moshës mbi 65, doli në konkluzionin se ata që konsumonin fruta dhe perime të paktën në dy vakte në ditë, niveli i rënjes së aftësive konjitive të tyre u ul me të paktën 40 % krahasuar me ata që konsumonin një apo më pak vakte me fruta dhe zarzavate.
Ushqimet e detit
Shumë studime tregojnë se ushqimet e detit janë të pasur me EPA dhe omega-3, përbërës këto që lidhen direkt me zhvillimin e shëndetit mendorë dhe reduktimin e dementias. Ndaj rekomandohet që të konsumohet të pajtën një herë peshk në një javë, por sa më shumë aq më mirë.
Yndyrnat e shëndetshme
Shumë studime tregojnë se yndyrnat e saturuara jo vetëm që janë të dëmshme për zemrën, por edhe për trurin dhe mund të rrisë riskun e problemeve neurologjike.
Një dietë e moderuar mesdhetare e redukton konsumimin e ushqimeve me yndyrna të këqija si mishin, djathin, gjalpin etj., dhe rekomandon konsumimin e peshkut, arrorrëve, vajit të ullirit etj.
Karbohidratet cilësore
"Dieta e mendjes" por edhe ajo mesdhetare gjithashtu rekomandon konsumin e drithërave, frutave dhe zarvavateve jo të ngrira. Ndërsa ushqimet e pasura me sheqer si ëmbëlsirat apo ushqimet e pjekura duhet të konsumohen vetëm me raste. Dietat e pasura me sheqer rrisin riskun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Tags
Dieta