Gënjeshtarët kronik do mundohet të thonë disa fraza të caktuara që janë rrugëdalje për mashtrimet e tyre, dhe nëse jeni të armatosur me këto fraza të zakonshme që po ju paraqesim në vijim, duk do bini pre e tyre. Asnjëri nga ne nuk thotë të vërtetën 100% gjatë gjithë kohës, por gënjeshtrat për të mos lënduar ndjenjat e dikujt janë një gjë; ndërsa mashtrimet me qëllim janë një diçka tjetër.
Policia ka dedektorë të caktuar për të dalluar gënjeshtarët ndërsa dedektivët janë trajnuar që të dallojnë përrallat që mashtruesit thonë. Ndërsa ne nuk jemi të pajisur me këto armë që të dallojmë dikë që është duke na mashtruar, por nga ana tjetër mund të shohim për këto shenja duke i kushtuar vëmendje detajeve të gjuhës së personit që kemi përballë për të kuptuar nëse po na mashtron apo jo.
1. Me ndershmëri/të them të vërtetënSigurisht që do të shpresonim që ata të thonin të vërtetën përgjatë gjithë kohës, por një mashtrues do të thoshte "Për të qenë i krejtësisht i/ sinqertë/ndershëm me ty," si ndihmë për historinë e tyre. Por është tërësisht gënjeshtër pasi njerëzit që nuk ndjehen në pozita mbrojtëse nuk ndjejnë nevojën të thonë këtë.
2. Shumë detaje
Gënjeshtarët duhet të memorizojnë detajet e historive të tyre të mashtrimit në mënyrë që të mos kapen. Shpesh do ju tregojnë jashtëzakonisht shumë detaje në mënyrë që të bëjnë që ngjarja e tyre të duket sa më reale.
Për shembull, një gënjeshtarë do të thotë "Ishte ora fiks 7:21 kur pashë nga dritarja dhe automjeti mungonte. Shumë pak njerëz do të dinin kohën ekzakte se kur kanë parë nga dritarja në këtë kontekst.
3. Unë kurrë/unë gjithmonë
Fjalët absolute si "kurrë" apo "gjithmonë" janë thuajse gjithmonë false, sepse ne thuajse asnjëherë nuk kryejmë një sjellje në të njëjtën mënyrë gjatë gjithë kohës. Një gënjeshtarë do mundohet t'i thotë këto fjalë gjatë bisedës në mënyrë që të duket më bindës.
4. Kur përdor "ata, "ai/ajo" ose "ne" më shumë se "unë"
Shmangja e përgjegjësisë dhe pronësisë është ajo që mashtruesit mundohen të bëjnë kur përpiqen të shpjegojnë veten e tyre dhe shpresojnë që të besohen nga të tjerët. Si rezultat ata përdorin më pak përemrin "unë" në përrallat e tyre. Sipas Shoqatës së Psikologëve Amerikan, një studim i zbulimit të gënjeshtrave në Universitetin e Teksasit analizojë në deklaratat e shkruara dhe mund të parashikonte gënjeshtrat duke parë për këto tre lloje frazash që mashtruesit përdornin për t'u besuar nga të tjerët.
- Përdornin më tepër emocione negative si urrejta, inati, mërzia etj.
- Përdornin më pak fraza përjashtuese si "përveç" ose "por".
- Përdornin më pak deklaratat me "unë".
Studiuesit mundën të ndërtojnë një program kompjuteri që analizonte këto fraza dhe ishin në gjendje të zbulonin gënjeshtrat me një saktësi prej 67%, përqindje kjo më e mirë se e gjiykimit njerëzorë, i cili ishte me vetëm 52%.
Tags
gjuha e trupit